Mjeku Pëllumb Pipero ka theksuar se do të ketë një pesëfishim të rasteve të të prekurve në Shqipëri me koronavirus në ditët e ardhshme. Sipas tij, “mund të kemi minimumi 30 persona të infektuar me koronavirus”.
Sipas Piperos, një person i infektuar e transmeton virusin mesatarisht tek tre persona të tjerë.
Aktualisht në vend janë tre pacientë zero. Por sipas mjekut mund të kemi minimumi 30 të infektuar, ndonëse është herët për ta thënë një gjë të tillë.
Ai shpjegoi në një intervistë për Abc News, se kjo javë pritet të jetë kaotike dhe se kufizimi i lëvizjes është shumë e rëndësishme.
Pjesë nga intervista:
Pëllumb Pipero: Është eksperienca më e keqe që mund të na vijë. Duhet ta them se tre raste të shtruara në spital, do të thotë se kanë hyrë tre persona zero në Shqiperi. Njëri nga këta ka infektuar 7 të tjerë. Po gjurmohen rastet e kontaktit të afërt. Jemi në një situatë shumë serioze dhe kritike doja të thoja.
Mirela Milori: Një pacient zero sa infekton?
Pëllumb Pipero: Shifrat e para kanë respektuar ligjësinë e vendeve të tjera. Nga testimet e bëra, i bie që afërshisht 10% e rasteve kanë rezultuar pozotive. Indeksi i transmetueshmërisë është një person i infektuar 2.8 deri në 3.4 të tjerë. Cdo person i infektuar mund të infektojë deri në 3 persona të tjerë. Por ky është zinxhirë.
Mirela Milori: Sa të infektuar mund të kemi me 3 persona zero?
Pëllumb Pipero: Nuk e them dot. Mund të kemi 30-40-50. Nuk e them dot këtë gjë. I bie mund të kemi minimumi 30. Kështu i bie në bazë të indeksit që vjen nga Kina dhe Italia.
Mirela Milori: Po menaxhohet situata, mua më bëri përshtypje ministri gjerman që ëtha mund të kemi shifra të frikshme si Italia, ne nuk e themi këtë. Sa në rreziki jemi të gjithë ne. Virusi nuk do t’ja dijë për askëns, si është situata.
Pëllumb Pipero: Unë dua të rikonfirmoj, asnjë nga ne nuk është i mbrojtur. Ky virus ka patur target te moshat e vjetra. Por të infektuar ka në të gjitha moshat. Në Kinë është konstatuar se shumë të moshuarit janë infektuar nga fënijët e vegjël. Secili nga ne mund të mbrojë veten dhe të tjerët
Mirela Milori: Jemi në ditën dytë. Kjo do jetë një javë kaotike. Nuk dimë akoma si të sillemi.
Pëllumb Pipero: Kjo javë mund të jetë kaotike, por kemi eksperiencën e Kinës dhe Italisë. Kina ka ulur rastet. Italia ka më shumë raste. Më të shumtat janë në fundjavë, frekuentimi i lokaleve. Kufizimi i lëvizjes sot është celsi i suksesit,pastaj vijën me radhë të tjera, larja e duarve, shuma e kontakit me personat e sëmurë. Të kufizohet në maksimum lëvizja.