Nuk jam peng i askujt!/ Bardhi: Me Berishën nuk më lidh më as e shkuara dhe as e ardhmja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka hedhur poshtë akuzat se ka një pakt të fshehur me kryedemokratin Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se me Berishën nuk e lidh asgjë dhe nuk ka patur kurrë pakte të fshehura.

Ai thotë se është njeri i lirë, nuk ndikohet nga askush e se nuk është peng i asnjë personi.

“Qesharake tezat e atyre që duan të përçajnë akoma më tej PD-në për interesa personale. Me Sali Berishën nuk kam patur kurrë pakte të fshehta apo të hapura.

Dhe nuk ka për të patur kurrë. Me të nuk më lidh as e shkuara, as e tashmja, as e ardhmja.

Janë intriga të vockla njerëzish të keqpërdorur për interesa të qarta pushteti. Nëse ata që qëndrojnë në hije pas këtyre intrigave 2lekëshe, mendojnë se mund të më intimidojnë mua dhe kolegët e mi, po ua përsëris edhe publikisht: i keni bërë llogaritë gabim!

Koston e baltës së hedhur ndaj meje, nga disa drejtime, do të vazhdoj ta përballoj si njeri i lirë. Kam bërë dhe do të bëj atë që kam besuar, sepse nuk jam peng i askujt”, shkruan Bardhi.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV