Rama: Pagat në ushtri do rriten, nuk do jemi më të fundit në rajon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka sjellë në vëmendje rëndësinë që kanë rritja e rrogave të ushtarakëve.

Sipas tij pagat në ushtri do të njohin rritje të ndjeshme në të gjithë nivelet e gradave.

Kreu i qeverisë shqiptare në deklarimet e njëpasnjëshme që bën për rritjen e pagave në sektorë të ndryshë, dje është ndalur tek ushtarakët. Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se pagat e Ushtrisë Shqiptare ishin për një kohë të gjatë një arsye për t’u ndjerë keq për trupat e Forcave të Armatosura, por nuk kishin asnjë rrugë tjetër përveçse të çonin përpara ndryshimet e domosdoshme, pa të cilat pagat nuk mund të rriteshin siç duhej dhe siç e dëshironin të gjithë.

“Me ndryshimin e bërë nga qeveria, paga e një nëntari që aktualisht është 65,100 lekë, në maj të këtij viti do të rritet në 84,369 lekë dhe në maj të 2024 do shkojë në 94,540 lekë”-shkruan Rama.

Ai ka pranuar se për shumë vite niveli I pagave në ushtri ka qenë I ulët dhe ishte një nga sektorët që duhet të ndërhyhej me emergjencë.

“Pagat e Ushtrisë Shqiptare ishin për një kohë të gjatë një arsye për t’u ndjerë keq për trupat e Forcave të Armatosura, por s’kishim asnjë rrugë tjetër përveçse të çonim përpara me këmbëngulje e durim ndryshimet e domosdoshme, pa të cilat pagat nuk mund të rriteshin siç duhej dhe siç e dëshironim të gjithë.

Tanimë kushtet kanë ndryshuar shumë dhe ushtarakët tanë nuk janë më të fundit e rajonit për nivelin e pagave të tyre, përkundrazi, ata kanë paga ndër më të lartat të cilat do të vazhdojmë t’i rrisim drejt mesatares së NATO-s”-thotë Rama.

Lexo edhe :  Qeveria tërhiqet nga importi i mbetjeve

Sipas tij, pagat e reja, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona.

 

Të fundit

Derbi i kryeqytetit ndez Madridin, formacionet zyrtare të sfidës Real-Atletico

Real Madrid dhe Altetico Madrid përballen sot në derbin e La Liga, me objektivin e qartë për një fitore...

Gazetari: Berisha mendon se me ardhjen e Trump do t’i hiqet ‘non grata’

Gazetari Artur Nura deklaroi se opozitarët nuk bëjnë dot zhurmë me fjalë, por kur Sali Berisha nis të flas, tentojnë të bëjnë zhurmë me shashka. Ai...

Trump: Tarifa të tjera reciproke javën e ardhshme

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi dje se do të shpallte tarifa të mëtejshme reciproke javën e ardhshme. I pyetur për tarifat për produktet nga Japonia,...

Tensione dhe kartona të kuq, Milan triumfon pastër në transfertën e Empolit

Milani ka fituar me rezultatin 0-2 në transfertën e Empolit. Golat u shënuan në pjesën e dytë nga Leao dhe Gimenez. Pjesa e dytë u...

Protesta e opozitës/ Braçe: Të bllokosh rrugët, njësoj si t’a kapësh Tiranën për hunde

‘Tortura ndaj Tiranës vijon’, kështu është shprehur deputeti i PS Erion Braçe teksa ka komentuar protestën e opozitës pasditen e sotme (8 shkurt) para Kryeministrisë . Përmes...

Lajme të tjera

Web TV