Teologu: Darkat e politikanëve për iftare, spektakël imazhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vladimir Kera, teolog, në një intervistë në emisionin “Epiqendër” në Ora News  dha një opinion të tij në lidhje me darkat e politikanëve për iftar.

Kera: Unë kam kritikat e mia se si përdoret feja politikisht.Iftari duhet të jetë një moment reflektimi, vllazërimi, afrimi.

Madje para pak kohësh kam bërë një shkrim që e kam quajtur spektakli i imazhit dhe Ramazani nuk i iku dot spektaklit të imazhit.

Spektakli i mazhit të fut në krahasim me shoqëritë dhe vlerësohet njeriu nëpërmjet dukjes, jo nëpërmjet asaj çka është ajo realisht dhe nëpërmjet këtij imazhi të superkuruar,. nëpërmjet asaj çka ju e njihni më mirë spektri mediatik, njeriu arrin të manipulojë turmat sepse masat nuk janë të afta të dallojnë spektaklin nga realja.

Masat janë të prirura të ndjekin atë çka duket jo ajo çka fshihet pas asaj që duket duke mos pasur mekanizmat e filtrimit të një imazhi të caktuar, masat mund të bien dhe pre të një dukje të tillë ku një i parë vendi për mendimin tim mund të bëjë vetëm një iftar zyrtar nëse ka dëshirë dhe pjesën tjetër e ka të detyrë të më tregojë se çfarë ka bërë për qytetarët e këtij vendi, se ne nuk jemi duke vdekur për bukë dhe të vish të na japësh bukë ne kemi nevojë të na tregosh ku shkon buxheti i vendit, çfarë ndodh me rrugët e vendit, çfarë ndodh me shkollën, çfarë ndodh me arsimin, çfarë po ndodh me mjekësinë,çfarë ndodh me policinë, çfarë ndodh me krimin?

Këtë do kisha dëshirë që në Ramazan një pushtetar të më tregonte dhe jo iftarin, ky është mendimi im personal.

Të fundit

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Lajme të tjera

Web TV