“Koha kur non gratat qeverisin do marrë fund”/Balla: Të ecë përpara pa e kthyer kokën pas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëherësh Drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë e Roskovecit nga ku u ka bërë thirrje që ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu.

Balla tha se koha kur non gratat qeverisin do të marrë fund, dhe këtë e ka në dorë çdo i ri, të cilët të bashkuar mund të bëjnë që Shqipëria të ecë vetëm përpara, pa e kthyer më kokën pas.

Balla ka theksuar gjithashtu se në këtë fushatë nuk duhet mbjellë kultura e urrejtjes, por të mbillet një kulturë tërësisht tjetër ku kundërshtari të mos shihet si armik, por si një bashkëqytetar. Balla nënvizon se dy  janë personazhet që mbjellin kulturën e urrejtjes e në Shqipëri, Saliu dhe Iliri.

“Askush nuk e imagjinonte dot 8 vite më parë sesi do të ishte sot Roskoveci. Të gjithë e mbani mend që këtu ku jemi mbledhur ka qenë një rrëmujë e madhe, ndërsa sot është një hapësirë e gjelbërt.

Roskoveci është një prej qyteteve që ka pësuar një ndryshim shumë të madh.Majlinda ka bërë një punë të shkëlqyer dhe rikandidimi i saj ishte një vendim shumë i lehtë për ne, pasi jemi të bindur që ajo nuk ka konkurentë përballë. Konkurenti ka ardhur që të kandidojë e të humbë, nuk ka ardhur të fitojë.

Në këtë fushatë ne nuk duhet të mbjellim kulturën e urrejtjes, por të mbjellim një kulturë tërësisht tjetër siç po mbjellim këto pemë për një qytet më të gjelbërt.

Ne duhet të mbjellim në këtë fushatë një kulturë tjetër për mos ta parë kundërshtarin si armik, por për ta parë kundërshtarin si një bashkëqytetar. Dy janë personazhet që mbjellin kukturën e urrejtjes në Shqipëri, kundër kundërshtarit e cila është e papranueshme  i cili erdhi këtu dhe u mor me familjen e kryetares sonë sepse nuk ka çfarë të thotë, por ky qytet tashmë ka fizionominë e një qyteze europiane, prandaj ne na duhet që secili prej jush të flasë me bashkëmoshatarët dhe t’u thotë që më 14 maj të shkojnë të votojmë sepse kemi mundësi që Roskovecin të vazhdojmë ta zbukurojmë.

Lexo edhe :  Cilat janë rreziqet e TikTok/ Qeveria njoftoi mbylljen e aplikacionit për 12 muaj

Kandidati i non gratës nuk na ofron asgjë, nuk na jep mundësinë që ne të ecim përpara, por është një kthim mbrapa në disa kohë të errëta ku opozita vritej sapo fillonte fushata elektorale.

Nuk ështe larg kur 14 vite më parë opozita vritej, nuk është larg 12 vite më parë kur opozita protestonte për votën e lirë e qelloi me plumba. Ne duam që Roskoveci të bëhet më i bukur, sepse ne duam që ju të rinjtë ta ndërtoni të ardhmen tuaj këtu.

Më 14 maj të gjithë të votojmë për Majlinda Bufin dhe Partinë Socialiste, sepse vetëm kështu Shqipëria ecën përpara”.

Të fundit

Rritja e çmimeve të apartamenteve nuk ndalet në Tiranë/ Nga 1500 – 3 000 euro

Vijon rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë, në zonat afër qendrës dhe periferisë. Prej 3-4 vitesh, sipas agjentëve...

Analiza e REL: Përballë ndryshimeve globale, Kosova “t’i rimendojë aleancat”

Ndërsa dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës rriten, Kosova, po ashtu, përballet me një moment përcaktues: Ku të kërkojë mbështetje? Me sfidat që...

Gjermani: Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD?

Ç’mund të ndryshojë me një qeveri të koalicionit CDU/CSU dhe SPD? Dokumenti i hartuar nga partitë gjatë bisedimeve paraprake jep një orientim për temat...

Koreja e Veriut nis ndërtimin e nëndetëses së re me energji bërthamore

Koreja e Veriut ka zbuluar nëndetësen e saj me energji bërthamore në ndërtim e sipër, e cila mund të përbëjë një kërcënim serioz për...

‘Jo vetëm vera’/ ‘Lonely Planet’ sugjeron kohët më të bukura për të zbuluar Shqipërinë

Shumica e udhëtarëve vizitojnë Shqipërinë gjatë sezonit të lartë të verës, kur plazhet janë më të ngrohta dhe malet pa dëborë. Ky është një...

Lajme të tjera

Web TV