“Nuk kemi dashur as grindje as përplasje”, Alibeaj: Regjimi i Ramës, problemi më i madh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj zhvilloi një takim ditën e sotme në Mallakastër, ku i pranishëm ishte edhe kandidati demokrat Agron Kapllanaj. Gjatë fjalë së tij,  Alibeaj tha se është momenti që kjo bashki t’i kthehet qytetarëve, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që më 14 të votojnë Kapllanajn, kandidatin e Partisë Demokratike për këtë bashki..

“Në katër vite ajo bashki u përdor thjesht dhe vetëm si një mjet për ta mjel. Kurrsesi për t’i shërbyer qytetarëve, kurrsesi për t’i kthyer ato para të buxhetit, të taksave, të ktheheshin në shërbime. Jo, thjesht dhe vetëm u përdor si një mjet për t’u majmur sipas modelit të Edi Ramës atje. E pra 14 maji është momenti që ajo bashki t’i kthehet jo Agron Kapllanajt, t’i kthehet qytetarëve të Mallakastrës dhe kjo mund të bëhet duke qenë të gjithë së bashku”, tha Alibeaj.

Më tej, Alibeaj u ndal të flsite edhe për atë që ai e quajti ‘keqmenaxhimin’e vendit nga kryeministri Rama. Ai theksoi se ai është e keqja më e madhe e vendit. Kryetari i komanduar i PD-së u shpreh gjithashtu se qeveria ka pasur si qëllim që ta shkatërrojë Mallakastrën si pikë reference dhe për këtë thekson se Kapllanaj do t’i japë prioritet infrastrukturës, shkollave, ujit të pijshëm.

“Bashkia qe i kthehet atyre që është me dyer të hapura. Jo bashkia që vidhet natën, që shkatërrohen dyert. Bashkia që është shtëpia e madhe e qytetarëve. Bashkia që duhet i japë jete dhe zë të gjitha projekteve që kane nevojë mallakastriotët pavarësisht ngjyrimeve politike. Bashkia që do te vazhdojë dhe një herë projektet e infrastrukturës, rrugët, do ndërtoje shkollat, do merret me ujin e pijshëm, do i ndodhet afër fermerëve, afër atyre bizneseve qe janë te pamundur për te paguar taksa, bashkia e cila do ta kthejë këtë vend dhe një herë pikë reference për Mallakastrën pavarësisht historisë së vrazhdë të zymtë që sot qeverisja e Edi Ramës i ka dhënë, e cila ka dashur ta shkatërroje si pikë reference këtë Mallakastër, këtë vend, ketë qytet. Kjo është ajo që marrim përsipër, si u dalim përpara qytetarëve. Edhe ne situate atipike dhe anormale për ne”, vijoi Alibeaj gjatë fjalës së tij.

Lexo edhe :  Jorida Tabaku: Produktet shqiptare po vdesin. Qeveria fokusohet tek importi

Sakaq, Alibeaj u ndal edhe në situatën në të cilët ndodhet Partia Demokratike dhe tha se ata e kanë shtrirë dorën e bashkëpunimit për hir të demokratëve. Kreu i komanduar i PD-së u bëri thirrje demokratëve që më 14 maj të votojnë vetëm për siglën e Partisë Demokratike.

“Kemi treguar që dhe brenda familjes tonë, jemi të gatshëm të bëjmë sakrifica. Është sakrificë e madhe ajo që ka ndodhur brenda nesh. Kurrsesi se kemi dashur ne. Nuk kemi dashur as grindje as përplasje. Kemi dashur të jemi bashkë. E kemi bërë me fisnikëri. Sot është momenti që ajo qe ka ndodhur brenda familjes sonë të lihet mënjane. Duke i bërë thirrje të gjithë demokratëve, të cilët njësoj si ne, si atyre njerëzve që kane qëndruar tek vlerat dhe tek logo dhe tek sigla e PD vuajnë të njëjtin regjim”, përfundoi ai.

Të fundit

Pas gati një shekulli ndalim, lumi Sena në Paris rihapet për notarët

Për herë të parë që nga viti 1923, qytetarët e Parisit mund të notojnë sërish në lumin Sena, pas...

Ish-administratori i Bankers dërgohet në burg/ Avokati kundërshton procedurat hetimore

Në një deklaratë për mediat, avokati i ish-administratorit të kompanisë “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, ka reaguar ndaj masës së sigurisë “arrest me burg” të...

Përmbytjet tragjike në Teksas, Trump: Situatë e tmerrshme dhe thellësisht shqetësuese

Teksasi po përjeton një nga përmbytjet më shkatërruese të dekadave të fundit, me të paktën 27 të vdekur dhe mbi 20 persona të zhdukur....

Bullgarët, skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë

Bullgaria po përgatitet të kalojë në përdorimin e Euros si monedhë zyrtare, por një pjesë e madhe e qytetarëve nuk janë dakord me këtë...

Erion Veliaj fiton Gjyqin ndaj Jorida Tabakut në Gjykatën e Lartë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku humbi këtë javë përfundimisht gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj. Pak ditë më parë Gjykata e Lartë shpalli edhe vendimin për konfliktin...

Lajme të tjera

Web TV