Mjekët rrezikojnë jetën e tyre për të qenë në krye të detyrës më humane që mund të ekzistojë, në shërbim të personave që kanë nevojë për ndihmë.
Mjekët që ndodhen në karantinë janë më të rrezkuarit, sepse janë në kontakt të vazhdueshëm ne personat e prekur nga COVID-19.
Disa nga fotot shpresëdhënëse në këto kohë të vështira janë shpërndarë në rrjete sociale nga mjekët e spitalit infektiv “Nënë Tereza” që tashmë është kthyer në karantinë.
“Ne në reanimacion, ju qëndroni në shtëpi” dhe “Ne nga spitali dhe ju nga shtëpia, t’i heqim kurorën këtij virusi”, janë mesazhet e mjekëve apo infermierëve për të gjithë.
Kërkohet një bashkëpunim i madh nga të gjithë, për ata që janë në shtëpi dhe ata në spital.
Prandaj është një thirrje globale që të qëndroni në shtëpi për të mirën e të gjithë botës.