Në pritje të diellit, për të hequr maskat që nuk i gjejmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla/ Dielli doli si zakonisht, me bujarinë që i mungon qeverisë, p.sh, dhe filloi të ngrohë tokën tonë, që ka shumë probleme prone e ndërtimesh, nejse, çeshtje të tjera, se ende nuk e ka marr veten nga tronditjet dhe lëkundjet nga tërmetet e dy stinëve që lamë më pas, vjeshtës si dimër politikisht dhe dimrit si vjeshtë, po politikisht, një kalvar retorikash, punes e mospunesh, hamendësimesh, dyshimesh, debatesh, arrogancës dhe opinioneve te boshatisura në çdo studio televizive se, virusi që ndodhej në shtetin fqinjë, Italinë, kishte hyrë apo jo, do na hynte apo jo, a mund të na hynte apo jo. Ndërkohë që ne ishim në fazën e diskutimeve, tek fqinjët tanë bëhej kërdia me përhapjen e virusit dhe masat e rrepta që i takojë një situate kësisoj.

Deklaratat mburrëse si të partizaneve të funksionarëve qeveritarë, që në vendin tonë nuk kishte hyrë Coronavirus, dhe nuk kishte vend për panik, filluan të shoqëroheshin me foto nga pikat kufitare të disa mjekëve, të cilët i masnin temperaturën udhëtarëve për këtej…

Përfaqësues të ministrisë së shëndetësisë deklaronin që janë hapur karantina dhe jemi të përgatitur për situatat dhe se askush, që mund të ishte i kontaminuar me koronavirus nuk mund t’i kalonte nën hundë hundës së gjatë të Institucioneve tona.

Herë herë na bënin të besonim që fundi i Coronavirusit do ishte përballja me autoritetet Shqiptare, madje nje zonje nga ministria e shëndetësisë ne nje studio do deklaronte se mezi po e priste rastin e parë.

Nën lupën e qeverisê ishin të gjithë ato gojë të liga, të cilat përhapnin panik duke hedhur hamëndësime për hyrjen e Coronaviruit ilegalisht.

Por lajmet nga Italia ishin alarmuese për të gjithë ne, meraku për mijëra shqiptarë, të cilët jetojnë në Itali, na bënte të mbanim vesh çdo moment se ç’po ndodh andej detit.

Çangat e alarmit ranë, live në televizione u shfaq kryeministri i vendit bashke me kabinetin e qeveritar, pamja e tij nuk ishte më ajo e para e shqiptarit moskokëçarës, por imazhi kryeministrit dukej qartë, Coronavirusi ishte në oborrin tonë, ndoshta dhe të oborrit qeveritar.

Kryeministri bashkë me ministren e shëndetësisë nxitojnë të flasin para fakteve për persona të kontaminuar, të cilët ndodhen në Tiranë. Numrini vazhdon statistikat ndryshojnë, e të gjithë kuptojmë që muri dhe barriera e masave të autoriteteve tona për të ndaluar hyrjen e Coronavirusit ose nuk kishte ekzistuar ose kishte rënë si fjalët mburrëse të tyre, nje lloj tjetër virusi dhe ky.

Në tre ditë statistikat nga zero persona filluan të bëhen me dy shifra, 20 e ca persona të dalë pozitivë dhe një zonjë e moshuar ndërroi jetë. Tre ditë rresht kryeministri duke tundur çangat e alarmit, të lajmë duart, fytyrën, këpucët. Po ndërgjegjen? Përgjegjësitë?

Lexo edhe :  Erion Veliajt i grisën kontratën

Mbyllen shkollat, dhe çdo vend tjetër, ku mblidhen persona në masë. Por një gjë që kryeminstrit do i mbahet mend si arritje e tij është mbyllja e bar kafeve. Sepse në këto 30 vite askush nuk kishte guxuar t’i hiqte filxhanin e kafes nga dora shqiptarit si pushkën dikur… Çdo e keqe është mirë ta ketë një të mirë edhe për ne.

Të ndodhur para faktit, Coronavirus është midis nesh, qeveria vendosi masat më të ashpra që ishin dëgjuar, të gjithë në Tiranë dhe Durrës në karantinë, të gjithë në shtëpi, vetëm policia dhe ushtria në rrugë. E mirëkuptojmë qeverinë, por edhe ajo te mos na keqkuptojë. Duhet bashkëpunimin i vërtetë me opozitë coronavirusin tani, jo opozite opozitës…

Cilat “masa” ka marrë qeveria për daljen nga kjo gjendje, kur në farmaci maska nuk gjen, dizinfektant jo, edhe maskat e vetë mjekëve u pranuan që ishin të skaduara nga stoku i disa viteve më parë. Si do dalim nga kjo gjendje? Pa maska? Si do e përballojmë duke u kyçur në shtëpi, duke u lutur që coronavirusi te mos trokasë në dyert tona. Coronavirusi do qëllojë shëndetin e qytetarëve, jetën e bizneseve, punën e individëve, fatin e impreditorëve e të punëtorëve.

Mos harrojmë që ka akoma me qindra familje, që jetojnë në çadra pas dëmtimeve nga tërmeti. Këto familje janë në vështirësi dhe të rrezikuara më shumë se kushdo tjetër.

Të gjithë në një vorbull, në një fat të përbashkët. Që na lidh pazgjidhshmërisht me njëri tjetrin… Vërtetë jemi të vegjël përballë këtyre situatave kaq madhore, por duhet të tregohemi të matur të zgjidhim krizat.

Sot, janë mbyllur qepenat e dyqaneve me pronarë të majtë e të djathtë, sot janë në shtëpi të ngujuar votues të majtë e të djathtë, ata që i besojnë apo jo kryeministrit. Politika për një cast duhet të pranojë dështimin dhe paaftësinë përpara kësaj situate. Të mbështesim me sa mundemi mjekët tanë, që për 1001 arsye sot duhet dhe janë  heronjtë tanë e të dalim sa më të fituar ndaj një armiku të përbashkët, Coronavirusit.

Duke shpresuar që ky diell i bukur pranvere të vazhdojë çdo mengjes të ngrohë edhe me shume tokën tonë dhe coronavirusi të ngordhi bashkë me ligjin 7501 nga rritja e temperaturave dhe e kuptueshmërisë dhe ne të shpëtojmë duke dalë nga ngujimi masiv në shtëpitë tona dhe duke falënderuar diellin te flakim tutje maskat që nuk i gjetëm kurrë.

Po dhe maskat me te cilat kemi fshehur bëmat e këqija dhe qëllimet e mbrapshta, korrupsionin, mungesën e drejtësisë  etj., se një virus zbulon dhe sëmundje të tjera. Gjithsesi në pritje të diellit.

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV