Përveç masave të tjera drastike që janë marrë në lidhje me lëvizjet e shtetasve shqiptarë brenda kufijve, janë edhe një sërë masash që vihen në kufizim të lëvizjes së shqiptarëve jashtë vendi.
Mali i Ziu ka dalë sonte në një reagim duke njoftuar se do të mbyllen kufijtë për shtetasit shqiptarë deri në një vendim të dytë.
Policia e Shtetit ka dalë para pak çastesh me një njoftim me anë të të cilit tregoi se: “Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët që duan të kalojnë në drejtim të Malit të Zi, se sipas njoftimit të palës malazeze, duke filluar nga ky moment (ora 21:00 e datës, 13.03.2020) deri në një urdhër të dytë, do të bllokohet lëvizja e shtetasve dhe mjeteve që duan të hyjnë apo të dalin nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar në Muriqan dhe Vermosh, për arsye të COVID-19.
Kurse në PKK Hani i Hotit do të vazhdojë lëvizja, si në hyrje dhe në dalje, si për shtetasit edhe për mjetet. Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anulojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë”.
Në fakt Mali i Zi është i vetmi vend në Europë që nuk ka ende asnjë person të infektuar brenda kujfive të vet që janë të identifikuar nga autoritetet. Ndaj edhe ka marrë masa të tilla që kërkon mos`hyrjen e asnjë shtetasi shqiptar! n.k/Fjala.al/