Kim le “amanet”/ Reformën në Drejtësi e la edhe Lu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim i ka dhënë “lamtumirën” Shqipërisë duke i lënë si “amanet” politikës tonë Reformën për Drejtësi.

Në 110-vjetorin e Gjykatës së Lartë, ambasadorja amerikane, Yuri Kim foli për sfidat me të cilat përballet vendi ynë sa i takon reformës në drejtësi. Ajo tha se shqiptarët duan drejtësi dhe mundësi të barabarta. “Sfidat e sotme janë të ndryshme nga ato me të cilat u përballën paraardhësit tuaj.

Kam takuar shumë shqiptarë. Më kanë thënë qartë, që duan drejtësi, arsye për të qëndruar në këtë vend. Reforma po krijon rezultate reale dhe të prekshme çdo ditë. Gjykata e lartë ka shumë gjëra për të qenë krenare. Katër vite me parë kishte vetëm një gjyqtar. Sot ka 16 anëtarë dhe 3 vakancat e mbetura duhet të plotësohen.

Ka më shumë për të bërë pasi populli shqiptar meriton drejtësi të dhënë në kohë”, është shprehur ambasdorja në ikje Yuri Kim. Në fakt thujse identik ishte edhe fjalimi i fundit i ish-ambasadorit amerikan Donald Lu tre vite më parë, ndërsa priste që vendin e tij ta zinte ambasadorja e re Yuri Kim. Tashmë vetë Kim mund të quhet ish-ambasadore, pasi është në ditët e fundit të qëndrimit në këtë detyrë. Fakti që vijon të përmendë drejtësinë e re si sfidë edhe për pasardhësin e zgjedhur, tregon se shumëçka nuk ka shkuar sipas parashikimeve në lidhje me reformën në drejtësi në vendin tonë.

Sipas Kim, themeli i reformës është ndarja e gjyqësorit nga ndikimi politik. “Duhet të jemi më të kujdesshëm për rreziqet. Kundërshtarët duan që ajo të dështojë.

Reforma po funksionon me të vërtetë, por tregon se sa e rëndësishme që të gjithë ne këtu, Gjykata e Lartë, SHBA, BE, të vijojmë mbështetjen. Themeli i reformës është ndarja e gjyqësorit nga ndikimi politik, por kjo është e pamundur nëse mbizotërojnë modelet e vjetra”, është shprehur Kim. Duke shprehur mbështetjen e SHBA për Shqipërinë, ajo theksoi se është koha për një ambasador të ri.

“SHBA mbetet e përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë. Ka kaluar mbi 3 vite dhe fakt është që pas 3 viteve është koha për një ambasador të ri. Të gjithë e kemi parë procesin në Ëashington. Reforma nuk ka për të ndryshuar, ndonëse ndryshojnë ambasadorët. Shpresoj që ju do të kuptoni që kur SHBA flet për drejtësinë, e bëjnë këtë si një mik i sinqertë. Askush nuk është mbi ligjin”, tha ajo. Ambasadorja Kim është konflikuar gjatë mandatit të saj në Tiranë me Ilir Metën dhe me ish kryeministrin Berisha, ndërsa krijoi një krisje me Edi Ramën për zgjedhjen e drejtursit të SPAK.

Kim do të mbahet mend për ndërhyrjen në politikë, dhe për një qëndrim përtej institucional. Megjithatë ajo do iki vetëm më një armik nga Shqipëria Sali Berishën, e cili e quajti atë si guvernatore.

Pas shpalljes së Sali Berishës përson “non grata” nga SHBA, për akuzën e “korrupsionit masiv” dhe “minimit të demokracisë” në maj të vitit 2022, Kim shkeli shpesh në selinë e PD-së, duke bërë edhe deklaratën e famshme se: “Demokratët të mos hanë bar dhe të shkojnë pas një personi të sanksionuar nga SHBA”.

Lexo edhe :  Ndryshimet në Kodin Zgjedhor për votën e diasporës ‘sfida’ e parë për ligjvënësit

Ky ishte momenti edhe më i zellshëm kur Berisha nisi sulmet në vetë të parë ndaj ambasadores, duke e kosideruar si individ që ka përfituar asete të paligjshme në Shqipëri me ndihmën e Edi Ramës. Për shkak të zhvillimeve të vrullshme, sidomos në kampin opozitar, Kim gëzoi mbështetjen e mazhorancës, por nuk mund të thuhet kjo për opozitën.Është nga ambasadoret e rralla që është vënë në shënjstër për qëndrimet e mbajtura.

Njohës të politikës në vend dhe analistë e anatemuan si të “njëanshme”, pasi sipas tyre mbajti në jo pak raste qëndrime të hapura pro mazhorancës dhe specifikisht kryeministrit Rama. Po ashtu Kim në muajt e fundit nuk ka qenë aq e “lumtur” me kreun e qeverisë Edi Rama, ku qëllimi për të pasur “njeriun e tyre” në SPAK futi në një rivalizim dyshen Rama-Kim.

Ambasadorja gjithsesi largohet me një barrë dyshimesh mbi mënyrën sesi u soll në Shqipëri, edhe pse në disa raste zëvendësndihmës sekretari Amerikan i Shtetit Gabriel Escobar ka dalë publikisht në mbrojtje të saj duke e cilësuar si një nga ambasadoret më të mira të SHBA-ve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kariera e Kostelancik

David J. Kostelancik, është një zyrtar karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, ndërsa së fundmi shërbeu si Këshilltar për Politikën e Jashtme të Kryetarit të Shefit të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley. Kostelancik ka shërbyer më parë si Zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet si “i Ngarkuar me Punë”, në Ambasadën Amerikane në Budapest, Hungari.

Detyrat e tjera përfshijnë Drejtorin e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore Qendrore (mbikëqyrja e angazhimit diplomatik të SHBA-së me të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë) dhe Drejtor i Zyrës së Çështjeve Ruse në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe Drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (përfshirë menaxhimin e programeve të ndihmës për sundimin e ligjit të financuara nga USG në Shqipëri).

Më herët, Kostelancik u dërgua dy herë në Ambasadën Amerikane në Moskë, Rusi. Detyra të tjera jashtë shtetit përfshijnë Misionin e SHBA në OSBE dhe Misionin e SHBA në NATO, Ambasadën e SHBA në Tiranë, Shqipëri dhe Ambasadën e SHBA në Ankara, Turqi.

Kostelancik ka marrë çmimeve të shumta për performancën nga Departamenti i Shtetit. Kostelancik është diplomuar në Universitetin Northëestern në Matematikë dhe Shkenca Politike, si dhe Master nga Universiteti i Miçiganit në Studimin e Rusisë dhe të Evropës Lindore.

Po ashtu ai ka përfunduar Masterin Shkencor nga Kolegji Kombëtar i Luftës në politikën e sigurisë kombëtare. Ambasadori i ardhshëm i Shqipërisë është njohës shumë i mirë i gjuhës shqipe, ruse dhe asaj turke. David J.

Kostelancik është baba i tre djemve të rritur. Njohja e gjuhës shqipe nga ana e Kostelancik, pritet t’i lehtësojë edhe më tepër detyrat si ambasador në Shqipëri.

Të fundit

Sot betimi i Donald Trump, emigrantët ilegalë në SHBA përgatiten për skenarin më të keq

Emigrantët në SHBA janë përgatitur për dëbime masive që kur Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në nëntor, por raportet...

Gjiknuri tregon pritshmëritë e PS sa emigrantë do të regjistrohen për të votuar

Sekretari për Organizimin dhe çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu rrëfeu pritshmëritë e PS...

Zjarri te Komuna e Parisit, reagon policia: Po evakuojmë banorët

Policia ka reaguar për situatën e krijuar si pasojë e zjarrit në një pallat në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Sipas policisë, rreth...

Berisha si Aranit Çela

Nga ARTUR  AJAZI Edhe në vajtjen e tij të dytë për “tu paraqitur” nëSPAK, kreu i PD-së Sali Berisha, mbajti goxha fjalimnë dalje. Ishte fjalimi...

Instagram njofton se ka gati aplikacionin konkurrent të TikTok, çfarë është Edits

Instagram njoftoi dje nisjen e një aplikacioni të ri për krijimin dhe ndarjen e videove të shkurtra, mes problemeve ligjore me të cilat përballet...

Lajme të tjera

Web TV