Koronavirusi/ Çfarë di Britania më shumë se vendet e tjera?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fjalimin e kryeministrit britanik, Boris Johnson të mbajtur përpara popullit britanik, kishte diçka kontradiktore në raport me fjalën e mbajtur nga liderët e shteteve të tjera të prekura nga koronavirusi.

Johnson i këshilluar nga këshilltarë shkencorë e nga mjekët e vendit, tha se qeveria e tij po kalonte në fazën e një vonese për të zgjidhur problemin e shpërthimit të koronavirusit. Ai mbajti një fjalim me fjalë të “ashpra”, duke paralajmëruar britanikët se ata po përballeshin me krizën më të keqe të shëndetit në një brez, kurse shtoi se “duhet të ishin po ashtu të përgatitur të humbin njerëzit e tyre më të afërm”.

Mediat botërore ngrenë dyshime se Britania e Madhe di diçka më shumë sesa shtetet e tjera të Europës. E megjithatë, Britania e Madhe duket se nuk ka marrë masa kaq të ashpra sa kanë marrë shtetet e tjera të Europës. Johnson tha se Britania e Madhe, për momentin nuk do të marrë masa të ashpra si shtetet e tjera, së paku deri tani. Megjithatë, edhe nën presionin e Johnson, qeveria tha se po përgatit legjislacionin e urgjencës, për të parandaluar ngjarje të rënda me përmasa të mëdha.

“Ministrat po punojnë me këshilltarin kryesor shkencor dhe shefin kryesor mjekësor në planin tonë për të ndaluar lloje të ndryshme të ngjarjeve publike, duke përfshirë mbledhjet masive, duke filluar javën e ardhshme,-tha një burim pranë qeverisë britanike për mediat. Arsyeja që Mbretëria e Bashkuar ka mbajtur masa më të rrepta të “distancimit shoqëror” duket se është e rrënjosur në parashikimin e qeverisë se shpërthimi mund të mos arrijë për momentin, por pas 14 javëve.

Rekomandimi i fundit për britanikët është të izolohen për shtatë ditë nëse fillojnë të përjetojnë një kollë të vazhdueshme ose temperaturë të lartë, dhe të vazhdojnë me higjienën rigoroze, si larja e duarve të tyre shpesh dhe dezinfektimi.

Ministrat e qeverisë britanike shprehen se vendimet e tyre udhëhiqen thjesht nga shkenca. Sipas tyre, shkenca thotë se për momentin në Britani njerëzit duhet të përgatiten, pasi shpërthimi mund të jetë në një kohë të më vontë. Mirëpo, vendimet e qeverisë janë interpretuar në mënyra të ndryshme nga analistët e njohur në vend. Disa thonë se ai nuk po Lufton si duhet ashpërsinë e virusit, ndërsa të tjerë shprehen se Johson po merr disa masa ndaluese, si ajo që njerëzit të mos qëndrojnë kaq afër me njëri tjetrin dhe të kenë kujdes për higjienën personale.

Lexo edhe :  Hakerët rusë përdorin WhatsApp për të spiunuar ministrat dhe OJQ-të në mbarë botën

Deri të premten, në Britani kishte të konfirmuara 798 raste, nga të cilat 10 persona kanë vdekur. Sidoqoftë, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë Patrick Vallance ka pranuar se ishte e mundur që 5000 deri në 10,000 njerëz tashmë mund të infektohen.

Mjekët thonë se shpërthimi i koronavirusit në Britani mund të ndodhë më vonë.

Ekspertët e mjekësisë në Britaninë e Madhe vlerësojnë se në vendin ishullor koronavirusi vetëm sa ka nisur dhe se shpërthimi ende nuk ka “mbërritur”. Ata për momentin po marrin vetëm disa vendime, duke mos lejuar njerëzit që të rrinë afër, si dhe duke dhënë rekomandime që të mbajnë pastër higjienën personale.

Sipas parashikimeve, kulmi i shpërthimit të koronavirusit në shtetin britanik mund të jetë në prill ose gjatë muajve të verës, kohë kur duhet të “merren masat më të shumta”. Por, shumë mjekë thonë se situata në Britani nga koronavirusi ka prirje të shkojë si në Itali apo në Kinë, ndaj edhe emergjenca duhet të jetë më serioze. Kryeredaktori i revistës “The Lancet” kritikoi vendimin e Ministrisë së Brendshme, e cila me anë të një lajmërimi thoshte vetëm disa masa që njerëzit duhet të marrin, por nuk paracaktoheshin rregulla të ashpra, si prsh në Itali.

“Unë jam i alarmuar. Situata paraqitet serioze dhe duhet të merren masa menjëherë, sikundër është bërë në Itali. Ministria e Brendshme nuk mund të ndalet vetëm në disa rekomandime të thjeshta. Ne kemi nevojë për një kapacitet urgjent të rritjes në kujdesin intensiv. Ne duhet të jemi të sinqertë për atë që pritet të ndodhë gjatë javëve të ardhshme”,-tha kryeredaktori i revistës së njohur Richard Horton. Kryeredaktori Horton shtoi se Britania po ashtu duhet ta marrë seriozisht edhe shqyrtimin për mbyllje të kufirit, pasi situata paraqitet me rrezik.

Të fundit

Pas pengjeve izraelite, vazhdon lirimi i të burgosurve palestinezë

Tri pengjet izraelite të mbajtur nga Hamasi në Gaza pas marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar me Izraelin tashmë janë...

Harry dhe Meghan dhe dështimi i podcastit!/ Këngëtaret që refuzuan të shfaqeshin në të

Sipërmarrja e dështuar e podkastit të Princit Harry dhe Meghan Markle u pengua pjesërisht nga të famshëm si Taylor Swift dhe Beyonce që refuzuan...

KQZ apel qytetarëve: Nëse kërkesa për regjistrim ju është refuzuar, mund të riaplikoni

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndau sot disa prej pyetjeve më të shpeshta që bëjnë qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë dhe që duan të regjistrohen...

Kristian Prenga hedh në tapet amerikanin Torres pas 2 raundeve, kampion në peshat e rënda

Philadelphia, SHBA - Boksieri shqiptar Kristian Prenga është fituesi i titullit "World Heavyweight Title" për peshat e rënda. Mirditori nuk e pati të vështirë kundër amerikanit Juan...

Trump nxiton për shpëtimin e TikTok/ Rrjeti rikthehet në funksion në SHBA

‘TikTok-u’ njoftoi të dielën se po rikthehej në funksion pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se do të rikthente qasjen në këtë aplikacion...

Lajme të tjera

Web TV