Aksi Orikum-Dukat drejt përfundimit/ Balluku: Lehtëson qarkullimin drejt bregdetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi kanë inspektuar punimet për ndërtimin e aksit rrugor Orikum-Dukat.

 

Balluku tha se puna po vijon me ritme të shpejta dhe është gati hapja e një segmenti të këtij aksi. “Rruga është e kategorisë C2 dhe ndërtimi i saj i ka dhënë zgjidhje problematikave që lidhen me sigurinë rrugore, pasi janë eliminuar kthesat që ishin prej vitesh shqetësim për përdoruesit e rrugës”.

“Kjo rrugë lidh Orikumin me tunelin e Llogorasë dhe lehtëson qarkullimin drejt bregdetit. Rruga ndodhet midis tunelit dhe bajpasit të Vlorës dhe nesër ky segment rrugor 1.5 km i gjatë i ndërtuar në gjurmë të re, do të hapet nesër për qarkullimin e mjeteve”, tha Balluku, teksa punimet po vijojnë në të gjithë gjatësinë e trupit të rrugës që parashikohet të përfundojë plotësisht në shkurt të vitit që vjen, brenda afateve të parashikuara.

Gjatë inspektimit, drejtori i ARRSH-së bëri të ditur se punimet po ecin me shpejtësi edhe në rrugën e aeroportit që parashikohet të dorëzohet i përfunduar përpara sezonit veror.

Nga ana e saj Balluku vuri në dukje se e gjithë infrastruktura e zonës së Jugut, duke nisur nga bajpasi i Fierit, më pas rruga Fier-Levan-Vlorë, rruga e aeroportitit dhe Orikum-Dukat dhe padyshim që ndërlidhen në tunelin e Llogarasë janë një nga pjesët më të mirëstudiura në Shqipëri.

“Në qershor të vitit 2024 të gjitha këto akse në jugun e vendit do të jenë të përfunduara”, deklaroi Balluku, teksa vuri në dukje, se me të njëjtin shembull po punohet me Korridorin 8 nga Elbasani në Qafë Thanë dhe pritet të përfundojë procedura për lotin e 2-të dhe për bajpasin e Elbasanit dhe po punohet për bajpasin e Librazhdit.

Lexo edhe :  Konkurset në universitete, garë e fortë mes të rinjve për Arkitekturën dhe Mjekësinë

“Investimet në infrastrukturë po zhvillohen për të lidhur Veriun me Jugun, Shqipërinë me rajonin dhe për të zhvilluar vendin”, përfundoi zv/kryeministrja Balluku.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV