Është më mirë që po vijojnë të kacafyten si më parë -Nga Astrit Patozi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Astrit Patozi

Që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e pandemisë, janë të shumtë ata udhëheqës apo njerëz të famshëm, që e konsiderojnë luftë përballjen globale me korona virusin. Dhe e tillë duhet të jetë, po të kesh parasysh se shumë fenomene, që na janë rishfaqur tani, kishin ndodhur për herë të fundit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkaq, rreth 200 vjet më parë, Klauzeviçi shkruante se lufta nuk është gjë tjetër, veçse vazhdimi i politikës me mjete te tjera.

Në rast se do t’i besonim atij, i bie që janë të kota thirrjet apo klithmat e shumë mjekëve, infermierëve apo njerëzve të thjeshtë për t’i lënë mënjanë debatet politike në këtë kohë qameti.

E para, sepse është e sigurt që nuk do t’i bindet kush, ngaqë Shqipëria me shumë gjasa është shembull fanarndriçues në planet për këtë çështje. Një shtet, ku çdo gjë vijon njësoj si më parë. Ndaj edhe asnjeri nuk ka ka pse investohet në një nismë, e cila e ka zero mundësinë e suksesit.

Por, më e rëndësishmja, sepse po të ndalej zulma e zakonshme e kacafytjes së shpifur politike, atëherë shqiptarët e futur në karantinë, mund të mendonin vertetë se në këtë vend po afrohej apokalipsi. Dhe atëherë mund të futeshin realisht në një panik të paparashikueshëm.

Ndaj edhe ustallarët e vjetër të këtij zanati duhen lënë të bëjnë punën e tyre të përhershme, tamam sikur sot të ishim duke e festuar Ditën e Verës mes valleve dhe ballokumeve në rrugët e Elbasanit. Më shumë se konfirmim për thënien proverbiale të Klauzeviçit, është një provë tjetër e rëndësishme se nuk na kanë zhgënjyer asnjëherë, si në luftë, ashtu edhe në paqe.

Lexo edhe :  Uji, biznesi më i madh në Shqipëri

Por ata thjesht nuk duhen dëgjuar dhe përfillur, duke mos shpenzuar asnjë sekondë dhe asnjë grimë energji për “shqetësimet” e tyre, të cilat nuk vijnë për shkak të izolimit dhe nuk kanë të bëjnë fare me luftën botërore dhe shqiptare ndaj COVID 19.

Shpëtimtarët tanë në këto ditë të vështira duhet të jenë mjekët, librat dhe NETFLIX-i.

 

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV