5 arsye të forta pse duhet të hani bukë të thekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Buka e thekur është pjesë e pandashme e një mëngjesi të shijshëm dhe të shëndetshëm. Ajo shijon shumë nëse lyhet me pak gjalpë të shkrirë ose akoma më mirë me vaj ulliri.

Por vlerat e bukës së thekur shkojnë përtej shijes së mirë, ato shumëfishohen pikërisht gjatë thekjes.

Buka e thekur për diabetikët
Sipas të dhënave, buka e thekur ka dy vlera të mëdha për njerëzit që vuajnë nga diabeti. Ajo ul nivelin e indeksit të glicemisë dhe sasinë e yndyrnave tek buka.

Indeksi i Glicemisë
Normalisht, njerëzit që vuajnë nga diabeti, ose ata që përpiqen të bien në peshë, nuk duhet të konsumojnë bukë. Por gjatë thekjes, indeksi i glicemisë tek buka ulet. Kjo do të thotë se buka ka një efekt më të vogël tek niveli i sheqerit në gjak.

Yndyrnat
Buka përmban një sasi të konsiderueshme yndyrnash. Të dhënat tregojnë se thekja ul përmbajtjen e yndyrnave të buka dhe e bën atë më të lehtë për organizmin.

Tretja
Buka e thekur u vjen në ndihmë njerëzve që vuajnë nga problemet e tretjes. Buka e thekur, banania, orizi dhe salca e mollës janë produktet më të rekomanduara kundër diaresë.

Më shumë energji
Buka e thekur është e pasur me niseshte, e cila ofron shumë energji. Kjo e fundit është e domosdoshme kur organizmi kërkon të përpunojë ushqyesit.

Të përzierat
Kombinimi i një gote me qumësht dhe një fete bukë të thekur me pak gjalpë ose vaj krijon një trajtim efikas kundër të përzierave. Megjithatë, një trajtim i tillë nuk rekomandohet nëse jeni prekur nga virozat, sepse produktet e bulmetit nuk ndërveprojnë mirë në organizëm gjatë kësaj sëmundjeje. Buka më e shëndetshme që rekomandohet,  është ajo e përgatitur me drithëra të plota. Një bukë e tillë është e pasur me ushqyes dhe vlerat e saj rriten gjatë thekjes.

Lexo edhe :  Obeziteti, kërcënim për brezin e ri, ekspertët: Rrezik për sëmundje kardiovaskulare

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV