Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Koronavirusi/Merkel thirrje për solidaritet: Koha të mendojmë për njëri-tjetrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelarja gjermane Angele Merkel u bëri thirrje qytetarëve të reduktojnë kontaktet me njëri-tjetrin. Ndërsa apeloi se gjithkush mund të japë kontributin e tij për të penguar përhapjen e koronavirusit.

“Është koha kur të gjithë  mund të dëshmojmë sesa mendojmë dhe sa bëjmë edhe për tjetrin“ tha ndër të tjera kancelarja, në mesazhin e saj.

“Këtë mund ta bëjnë të gjithë sepse  disa lidhje këto kohë do të ndërpriten. Për shembull ekspertët  na thonë që gjyshërit të mos takohen me mbesat e nipërit. Sepse duam të sigurojmë që më të rrezikuarit nga ky virus të mos kenë nevojë të shkojnë në spital, e të mos infektohen fare.

“ Ajo shtoi: “Gjithkush mund të ndihmojë me sjelljen e tij që të ngadalësohet  shpejtësia e infektimit e të mos mbingarkohet  sistemi ynë shëndetësor.“

Mbyllen shkollat

Gjermania ende nuk e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mbarë vendin. Por ndërkohë të gjitha landet kanë vendosur gjatë këtyre tri ditëve  t’i mbyllin shkollat duke filluar nga dita e hënë. Për fëmijët që i kanë prindërit në profesione kritike, si policë, zjarrfikës, infermierë ose forca shpëtimi, do të vihen në dispozicion struktura kujdestarie.

Disa lande kanë vendosur që ta kufizojnë edhe më shumë jetën publike. Kështu, për shembull, Berlini i ndalon aktivitetet me mbi 50 persona, për aktivitete me më pak njerëz organizatorët duhet të mbajnë lista me emrat e pjesëmarrësve. Lokalet duhet t’i vënë tryezat në distancë prej 1,5 metra nga njëra-tjetra. Kurse palestrat dhe pishinat, si edhe klubet, diskotekat, kinematë, do të mbyllen.

Edhe landi i Schlesëig Holsteinit dhe Landi i Zarës, ka vendosur t’i mbyllë baret, klubet, muzetë, kinematë, pishinat dhe saunat. Veç kësaj ky land ndalon vizitat nëpër sterhimoret e të moshuarve. Masa të tilla lajmërohen edhe nga Lande të tjera.

500 miliardë euro ndihma

Ministria Federale e Punës u bëri thirrje të gjithë punëdhënësve që të gjejnë zgjidhje pragmatike me punëmarrësit: Home office, pra punë nga shtëpia,fleksibilitet në orarin e punës, ose t’i dërgojnë punëtorët në pushime, ose në të ashtuquajturën punë të shkurtuar.

Lexo edhe :  FOTO/ Dhjetë vendet me popullsinë e milionerëve në rritje më të shpejtë

Qeveria federale gjermane dëshiron të ndihmojë kompanitë me programe kredie të pakufizuara. Këtë e thanë të premten në Berlin, Ministri i Financave, Olaf Scholz (SPD), dhe Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier (CDU). Sipas Altmaier, gjysmë trilionë euro mund të vihen në dispozicion nga Banka Shteëtrore, KfË, përmes një kornize garancie të rritur në masë të madhe. Si fillim, qeveria ka vënë në dispozicon të KfË-së 20 miliardë euro. Altmaier theksoi se “asnjë kompani e shëndetshme nuk duhet të falimentojë, e se asnjë vebd punë nuk duhet të humbasë për shkak të koronavirusit”

Scholz tha: “Nuk ka kufi të sipërm të shumës së kredisë që KfË mund të japë”. Altmaier tha se “eshtë koha për të vepruar së bashku”. Scholz theksoi: “Vendi ynë po përballet me një situatë shumë të rëndë”. Një ndjenjë e çuditshme  është e vetëkuptueshme. Sfidat janë të mëdha. Shkëmbimi global i mallrave është ndërprerë, shkollat janë mbyllur, panairet tregtare janë anuluar. “Kjo krizë na prek të gjithë.” Scholz shtoi më tej: “Kjo është arsyeja pse ne nuk po i japim paratë me pikatore, por me derdhje.”. Në fund, kjo do t’i kushtojnë shtetit “dhjetëra miliarda”, shuma e saktë nuk dihet ende.

Sipas institutit të virologjisë në Berlin, Robert Koch, deri të shtunën në mbrëmje numri i të infektuarve me virusin korona në Gjermani ishte rritur në 3795, pra me 733, në krahasim me një ditë më parë. Tetë persona kanë vdekur si pasojë e virusit. Shumicën e rasteve të infektuara paraqiten në landin Nordrhein Ëestfalen, që është edhe landi me popullsi më të madhe në Gjermani. /DW/

Të fundit

Papa Françesku dënon ashpër abortin e fëmijëve: Mjekët që e kryejnë janë vrasës

Gjatë fluturimit të rikthimit për në Romë, pas vizitës së tij apostolike në Luksemburg dhe Belgjikë, Papa Françesku ka...

U propozua për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit, kush është Ilir Proda

Ministri i Brendshëm do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave, si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe vendimi i...

Rama ndan pamjet nga Spitali Ditor në QSUT: Shmang fluksin e pacientëve

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në një postim në rrjetet sociale pamje nga Spitali Ditor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Rama shkruan se ambientet...

Ilir Proda propozohet për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave, si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Ilir Proda...

Pse shtatori është muaji kur njerëzit tradhtojnë më shumë?

Shtatori është muaji kur njerëzit tradhtojnë më shumë, të paktën kështu pretendojnë studimet e reja. Gjerësisht, numri i mashtrimeve rritet me 22 për qind...

Lajme të tjera

Web TV