Begaj në Itali/ “Vlerësoj mbështetjen që keni dhënë në procesin e integrimit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i shoqëruar nga Zonja e Parë Armanda Begaj, nisi dje një vizitë zyrtare dy ditore në Itali ku u prit me nderimet e veçanta nga Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella.

Kjo është vizita e parë e Presidentit Begaj në një prej vendet e Evropës Perëndimore, por edhe një konfirmim i një dialogu shumë të mirë politik e në nivelet më të larta midis dy vendeve.

Pas ceremonive të rastit, Presidenti Begaj dhe homologu italian, Mattarella, zhvilluan një bisedë kokë më kokë e më pas kryesuan delegacionet zyrtare në një takim të zgjeruar. Gjatë takimit të zgjeruar midis dy delegacioneve, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet historike e tradicionalisht miqësore midis dy vendeve, solidaritetin dhe gjendjen pranë njëri-tjetrit në momentet më të vështira e delikate, në pjesën më të madhe të historisë së dy popujve.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për vullnetin e palës italiane për të përmbyllur procedurat e marrëveshjes për sigurimet shoqërore dhe shprehu besimin se kjo marrëveshje do të bëhet shumë shpejt efektive, për të ndihmuar si shqiptarët ashtu edhe italianët që jetojnë e punojnë respektivisht në të dy vendet.

Në mënyrë të veçantë, Kreu i Shtetit vlerësoi rolin dhe mbështetjen e Italisë pas ndryshimeve demokratike mbi tri dekada më parë.

Duke shprehur mirënjohje për mbështetjen shumëdimensionale ekonomiko-sociale përmes programeve të zhvillimit e ndihmës, si dhe pritjen e afro gjysmë milioni emigrantësh shqiptarë në Itali, Presidenti Begaj nënvizoi se këto ngjarje i kanë bërë edhe më të forta marrëdhëniet ndërnjerëzore e ndërshtetërore midis dy vendeve.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet shumë të mira ekonomike e tregtare, dhe duke iu referuar Italisë si partneri kryesor e i privilegjuar tregtar dhe si një prej donatorëve kryesorë për Shqipërinë, nënvizoi se mundësitë janë edhe më të mëdha në këtë drejtim.

Lexo edhe :  Gazbardhët, zorra që duhet lënë jashtë Kuvendit!

Prania në rritje e sipërmarrësve italianë në Shqipëri dhe interesi për investime në sektorët strategjikë apo në projekte madhore rajonale si Gazsjellësi TAP e Korridori 8-të, janë dëshmia më e mirë në këtë drejtim, por që duhen promovuar edhe më shumë.

Një mirënjohje të veçantë, Presidenti Begaj e shprehu për mbështetjen e vyer që Italia i ka dhënë procesit të integrimit evropian të Shqipërisë gjatë gjithë rrugëtimit të këtij procesi.

 

Të fundit

“Më kanë kaluar plumbat tre gisht mbi kokë”/ Braçe rrëfen rrugëtimin e tij në PS

Dje u bë me dije se drejtuesi politikë të qarqeve në PS do renditen në listat e sigurta për...

Ndiheni të varur nga rrjetet sociale? Ja çfarë këshillojnë ekspertët

Rrjetet sociale kanë pushtuar jetën tonë. Nga njëra anë kënaqemi me argëtimin dhe komunikimin që na ofrojnë dhe nga ana tjetër në përdorimin e...

Parashikimi: Ukraina mund të pushojë së ekzistuari brenda këtij viti

Një deklaratë e papritur dhe e ndjeshme ka shokuar opinionin publik ndërkombëtar, në mes të luftës Ukrainë-Rusi, e cila vazhdon pa u ndalur. Nikolai...

“Më vodhën fëmijërinë”, Bernardi rrëfen linjën e jetës: Komshiu abuzoi seksualisht me mua

Benardi sapo ka treguar historinë e tij të jetës, ku teksa tregonte një video me fotot e tij dhe të familjarëve të tij shfaqej...

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erjon Isai, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo është hera e...

Lajme të tjera

Web TV