Koronavirusi/ UEFA pro shtyrjes së Euro 2020, por nuk do të prekë Champions e Europa League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e nesërme ( e martë), UEFA dhe të gjitha federatat e ligat kryesore të futbollit në Europë do të mblidhjen për të diiskutuar vazhdimësinë apo jo të kampionateve kryesore të këtij sporti në kontinent.

Para pak ditësh qeveria e futbollit në Europë pezulloi për një javë Champions dhe Europa League, ndërsa nuk dihet ende e ardhmja e tyre dhe e Euro 2020-ës. Ndërsa ligat më të mëdha të futbollit vendosën që të pezullojnë kamiponatet e tyre, pasi koronavirusi ka prekur numër të konsiderueshëm të aktorëve të këtij sporti dhe ecuaria e ndeshjeve ishte e paundur, teksa shumë skuadra duhej të karantnoheshin.

Çështja kryesore që pritet të diskutohet nesër është ndërprerja e Europianit të kësaj vere, për të urdhëruar shtyrjen e tij për verën e vitit 2021, pasi mundësia për ta zhvilluar në nëntor të këtij viti po ashtu nuk duket si një opsion i mirë.

UEFA flitet se do bjerë dakort për shtyrjen e Europianit, në akord edhe me FIFA-n sigurisht, por me një kusht: Champions dhe Europa League nuk duhet të preken. UEFA dëshiron që këto dy gara të zhvillohen të plota, duke anuluar kategorikisht idenë që 1/8-at e në vazhdim të luhen me finale teke, por të ruhen formati i takimeve vajtje-ardhje (edhe këtu mbi UEFA-n ndikojnë kontratat për të drejtat televizive dhe sponsorët).

Prandaj, nëse palët do të bien sot dakord, UEFA do të kënaqë federatat, për mbylljen e sezonit normal, por me kushtin që klubet të pranojnë mbylljen normale të Champions dhe Europa League./Fjala.al/

Të fundit

VRASJA E SHEKULLIT NË SIRTARËT E DREJTËSISË SHQIPTARE

Nga Korab RUNJA   Rrallëkush si ish-drejtuesi i Parë i Policisë së Shtetit, Artan Cuku, ka fituar pavdekësinë pas vrasjes për...

Brahimllari ikën tek PS, PL: “Sufllaqexhi” i përdorur nga Rilindja

Endrit Braimllari, ish-anëtar i Partisë së Lirisë dhe një figurë dikur e afërt me Ilir Metën, ka shkaktuar debat të gjerë me deklaratën e...

Berisha “sulmon indirekt” kryetarin e “Djathtas 1912”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, edhe pse theksoi se e djathta është e bashkuar, nuk ngurroi të sulmonte anëtaren e gjykatës kushtetuese Masida...

Zgjedhjet 2025/ Pesha e madhe e votës së diasporës, mbi 10 mijë aplikime në 72 orë

Deri pasditen e djeshme mbi 10 mijë emigrantë aplikuan për tu regjistruar si votues në zgjedhjet e ardhshme. Emigrantët kanë afat deri më 3...

Lajme të tjera

Web TV