Një vajzë 22-vjeçare shumë e famshme në rrjetin social ‘Tik Tok’ ka shpallur një sfidë të re virale. Ava Louise e ka quajtur atë ‘sfida e koronavirusit’, që përfshin lëpirjen me gjuhë të tualetit. Ava ndau një video në TikTok, teksa shfaqen në tualetin e një aeroplani, duke lëpirë wc-në me gjuhë.
Në klipin e shkurtër, ajo mund të shihet duke u përkulur para një ulëseje të tualetit të aeroplanit përpara se ta lëpijë atë.
Videoja, të cilën fillimisht Ava e ndau në Tik Tok dhe më pas në Twitter, provokoi zemërimin e mijëra njerëzve në mbarë botën, të cilët thanë se Ava thjesht kërkonte vëmendje. Videoja e saj mori më shumë se 296.300 shikime në Twitter deri më tani, ku u kritikua shumë. Duket se videoja u hoq nga TikTok pas polemikave, por është akoma në dispozicion për t’u parë në Twitter.
Në një deklaratë, pas përmbajtjes së saj të diskutueshme të videos në Tik Tok, Ava Louise, e cila është shfaqur dy herë te Dr Phil për të diskutuar për famën e saj, duke pranuar se për të është më mirë të vdesësh se të jesh e shëmtuar, tha se video ishte një eksperiment social.