Maqedonia e Veriut ka shënuar edhe tre raste të tjera ditën e sotme, duke bërë që numri i të prekurve nga koronavirusi të shkojë gjithsej në 26.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i personave të prekur nga koronavirusi deri në orën 12:00 të ditës së sotme ka shkuar në 26.
Gjatë mëngjesit të sotëm janë testuar 10 pacientë, ku tre prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Instituti i Shëndetit Publik ka kryer teste kontrolluese, të cilat kanë konfirmuar rezultatin paraprak.
Për më shumë informacione rreth situatës së koronavirusit në Maqedoninë e Veriut ministri Venko Filipçe do të japë një konferencë në orën 14:00.