Ky është ishulli që nuk lejon Instagramin, Facebookun dhe internetin këtë verë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse dëshironi të postoni foto nga pushimet tuaja në Instagram, atëherë nuk duhet të shkoni në këtë vend.

A është e mundur të shkosh me pushime dhe të mos postosh asgjë në rrjetet sociale? Dilema e shekullit XXI. E vërteta qëndron diku në mes.

“Ulko-Tammio” është bërë ishulli i parë turistik në botë që nuk lejon telefonat inteligjentë. Ai ndodhet në Gjirin Lindor të Finlandës, ‘shtëpia’ e Nokia-s, kompania që qëndron pas telefonit celular më të shitur në planet.

Stafi i Parks & Wildlife Finland që menaxhon ishullin shpreson se fushata do të ketë një efekt pozitiv dhe turistët do të largohen nga ekranet dhe do të angazhohen me faunën dhe florën. Vizitorët mund të kalojnë netët e tyre në tenda ose në një kasolle të mirëmbajtur nga kompania. Ishujt si Ulko-Tammio në Gjirin Lindor të Finlandës janë zakonisht të aksesueshëm me varkë private ose traget.

Vërtet, sa e vështirë është për dikë që ta bëjë këtë? Kush do të zgjidhte të shkonte deri në Finlandë gjatë verës dhe të fikte celularin? Kush do t’i rezistojë sfidës për të bërë  histori dhe të mos kontrollojë inbox-in. Pyetje retorike. Por në Finlandë, e cila është votuar si vendi më i lumtur në botë për gjashtë vjet rresht, ata mund ta dinë më mirë.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV