Rënia e euros shqetëson turizmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rënia e kursit të këmbimit  të valutave kryesore krahasuar me lekun janë kthyer tashmë në një shqetësim jo vetëm për qytetarët që disponojnë valutë, por më së shumti për bizneset ndërsa sezoni turistik po njeh ngjitje.

Të mërkurën në Durrës 1 euro këmbehej me 103.9 lekë, ndërsa 1 dollar amerikan 95.2 lekë.

Burime nga agjecitë e këmbimit valuator bëjnë të ditur se tre janë arsyet kryesore të rënies së vazhdueshme të valutës: hyrja në tregun e blerjes së pronave të patundshme të blerësve nga Rusia dhe Ukraina, ardhja e shumë turistëve të huaj për pushime si dhe futja në qarkullim e sasive të mëdha në euro dhe dollar nga bankat e nvelit të dytë.

Përfaqësues të biznesit në sektorin e hoteleri-turismit shprehen se humbjet janë të konsiderushme, duke qenë se ata i kanë mbyllur kontratat që një viet më parë më agjencitë turistike dhe çmimi nuk mund të lëvizë në këtë periudhë të vitit.

Nuk dihet se cila do të jetë tendenca në ditët në vazhdim, por ajo që flitet me garanci nga përfaqësues të këmbimit valuator është se të paktën për muajt korrik dhe gusht do të jetë e vështirë një rritje e vlerësimit të euros dhe dollarit në krahasim me lekun.

Rënia e kursit te euros në tregun valutor bëhet me shqetësuese në zonat turistike ku sipërmarrjet private janë të detyruara të kryejnë blerje e shërbime nga turistë e huaj me euro, ndërkohë që likujdimet, interesat bankare, tatime dhe pëgjithësisht shpenzimet i kryejnë me lekë.

Në Sarandë, qytetin më të madh turistik në jug të vendit, humbjet nga kjo situate e pazakonte e uljes së vlerës së euros në raport me lekun për subjektet që veprojnë në fushën e turizmit janë të konsiderueshme.

Të fundit

Këmbimi valutor 1 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 95.2 lekë dhe do shitet me 96.6...

Sot Kuvendi Kombëtar i Rinisë Socialiste, Rama ndan mesazhin e dy të rinjve

Në Pallatin e Kongreseve sot do të zhvillohet Kuvendi Kombëtar i Rinisë Socialiste. Kryeministri Rama ka postuar dje (31 janar) një video në rrjetet sociale,...

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore, parashikimi i motit

Ditën e diel, moti do të jetë fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje shiu gjatë...

Miratohet ligji! Njihen vitet e punës në kooperativat dhe ish-ndërmarrjet shtetërore

Pas diskutimeve në komisionet parlamentare, merr “OK”-in ligji për njohjen e viteve të punës në ish-kooperativa e ish-ndërmarrje shtetërore, pa dokumente e kosto shtesë. Pas...

1874 shqiptarë në listë për t’u dëbuar

1874 shqiptarë në listë për t’u dëbuar   Administrata e Donald Trump ka urdhëruar dëbimin e 1874 shqiptarëve që qëndrojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. Deportimet...

Lajme të tjera

Web TV