“Nuk e godas Kurtin, e kam mik”/ Rama: Nuk pajtohem me politikën e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se politika në Prishtinë ka bërë që Serbia të duket si viktimë para bashkësisë ndërkombëtare.

“Tragjike! Serbia ka dalë nga ekrani. Duket sikur është viktimë. Para botës ata nuk janë viktima”, është shprehur Rama në Rubikon të Klan Kosova.

“Kush e ka përgjegjësinë për këtë? Nuk e ka bërë këtë një lëvizje inteligjente e Serbisë. Kjo është vepër e Prishtinës. I është dhënë Serbisë pozicion komod dhe këtu qeveria merr rrufetë e planetit”.

Rama ka theksuar se nuk ka asgjë personale me kryeministrin kosovar, Kurti, por që nuk pajtohet me politikën që ai po bën së fundmi.

“Kjo politikë është bërë pengesë, politika e gabuar, nuk e kam fare me personin. Nuk e godas kryeministrin Kurti. Unë mbaj qëndrim ndaj politikës së caktuar.

Nuk kam asgjë personale. E kam mik dhe është njeri me të cilin debatoj me kënaqësi”, ka shtuar ai, duke ironizuar me shprehjen e Kurtit se “Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor”.

Të fundit

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili...

30 vjet pas publikimit, ja sa fiton “All I Want for Christmas” e Mariah Carey në një vit

Kur Mariah Carey, në vitin 1994, këndoi “All I Want for Christmas Is You”, ajo me siguri nuk mund ta imagjinonte që kjo këngë...

Zgjedhjet 2025, Rama bën koordinator elektoral në Vlorë ish-drejtorin e Policisë (EMRI)

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është prezantuar disa ditë më parë në Vlorë si një nga koordinatorët elektoralë të PS-së. Veliu...

“Altin Dumani, hero i vitit”, Minxhozi: Ka krijuar pritshmëri dhe shpresë!

Analisti Skënder Mixhozi dke analizuar vitin që po lëmë pas, deklaroi se heroi i vitit në Shqipëri është drejtuesi i SPAK Altin Dumani. Në një...

Denoncuesi “anonim” i Veliajt dhe opozitarët e marrë me qira kundër tij

Nga Mero Baze Janë detaje që tregojnë këmbënguljen për ta linçuar, pas të cilës qëndron një vullnet politik që ka gjetur mbështetje dhe tek prokurori...

Lajme të tjera

Web TV