Roja i sigurisë së yllit të NBA, Victor Wembanyama ka goditur me shpullë yllin e popit, Britney Spears. Ajo po rendte pas basketbollistit për ta prekur atë, kur roja i sigurisë kthehet dhe e godet me shpullë në fytyrë, duke i rrëzuar syzet. Britney shokohet dhe partneri i saj, Sam Asghari shkon me vrap drejt truprojës Damian Smith.
Videoja nga ky moment po qarkullon online dhe pas shuplakës, Britney, e shokuar bërtet. Më pas, ajo përmes një postimi në Instagram, reagoi dhe kërkoi që ylli i NBA t’i kërkonte falje publike.
“Përvojat traumatike nuk janë të reja për mua”, shprehet Britney, ndërkohë që thekson se nuk ishte e përgatitur për incidentin e ndodhur. “Vendosa t’i afrohem (Victor) dhe ta përgëzoj për suksesin e tij. Kishte shumë zhurmë, kështu që e preka në shpatull për t’i tërhequr vëmendjen. Roja i sigurisë më goditi pa parë pas, përpara një turme, gati duke më rrëzuar dhe duke më hequr syzet nga fytyra”, tha këngëtarja dhe shtoi se turma shumë shpesh mësyn drejt saj dhe në të njëjtën ditë me incidentin të paktën 20 veta shkuan drejt saj dhe rojet e saj të sigurisë nuk goditën askënd.
Për ngjarjen e ndodhur, reagoi edhe bashkëshorti i Britney, i cili ishte prezent kur ndodhi ngjarja. Ai u shpreh se është kundër dhunës në çdo formë dhe se shpreson që truproja të marrë një mësim dhe të ndryshojë sjelljen e tij ndaj grave.
Sipas burimeve për TMZ, Damian i kërkoi ndjesë Spears, duke u justifikuar se ajo e kupton shumë mirë se si është të rrethohesh nga fansat.
Pavarësisht ngjarjes, Britney nuk do të ngrejë një padi kundrejt Damian.