Shqipëtaret drejt rrugës së kurbetit, drama e emigracionit tek fëmijët që lihen pas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emigracioni është shndërruar në një plagë që nuk po shoqërohet.

Përveç pasojave ekonomike në tregun e punës, po krijon drama sociale në brezin e ri sidomos, në fëmijët që lihen pas nga familjarët e tyre.

Një studim i Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit (IOM) mbi efektet e emigracionit në tregun e punës tregoi se në çdo 100 emigrante që largohen dhe lënë pas familjarët e tyre, 32.2 fëmijë të moshës 0 – 17 vjeç mbeten pas.

Njëqind emigrante meshkuj lënë pas mesatarisht 37.7 fëmijë, ndërsa 100 emigrante femra lënë pas 11.1 fëmijë.

Studime të mëparshme të familjet me emigrantë në tre dekadat e fundit kanë treguar se, emigracioni i një prindi mund të ketë ndikim të rëndë psikologjik te fëmijët që ai lë pas.

Mungesa e prindit ka ndikuar në arsimin afatgjatë të fëmijëve që kanë mbetur në Shqipëri. Të dhënat tregojnë se përqindjet e braktisjes së shkollës ishin më të larta për fëmijët me prindër në emigracion.

Në Berat, në rang kombëtar, gjendet numri më i madh i familjeve që kanë lënë pas një apo dy fëmijë. Në këtë qark 18.5 për qind e emigrantëve kanë lënë pas një fëmijë dhe 19.2 për qind kanë lënë pas dy fëmijë.

Pas Beratit, Tirana, Fieri dhe Elbasani kishin numrin më të madh të fëmijëve me prindër emigrantë. Në të kundërt Shkodra, Lezha, Gjirokastra dhe Durrësi, kanë shifra të ulëta të fëmijë me prindër emigrantë.

Studimet tregojnë se fëmijët me prindër emigrantë shfaqin probleme psikologjike dhe shpesh sjellje jo në standardet e moshatarëve me dy prindërit në familje.

Shqipëria hyn mes vendeve me numrin më të lartë të emigrantëve për përqindjen e popullsisë. Sipas INSTAT-it, në vitin 2021 përllogaritjet tregonin se mbi 1.68 milionë shqiptarë jetonin jashtë atdheut.

Lexo edhe :  Spitali i Tropojës pa mjekë, qytetarët: Shkojmë në Gjakovë për shërbimet bazë

Italia mbetet vendi me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë dhe Greqia zë vendin e dytë. Gjatë dekadës së fundit kanë dalë si vende të rëndësishme destinacioni edhe disa shtete të tjera, mes tyre Gjermania, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Arsyet e individëve për migrim nga Shqipëria kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Gjatë viteve 90-të, njerëzit largoheshin për arsye ekonomike, ku përfshihej një punë më e mirë, apo për arsye financiare dhe këta përbënin mbi 85 për qind.

Me kalimin e viteve, vend të rëndësishëm zunë arsyet familjare dhe arsimimi. Në dekadën që nga viti 2010, pothuajse një në katër imigrantë është larguar për arsye familjare dhe 7.4 për qind për çështje arsimimi, ndërsa në vitet 90-të, këto përqindje ishin përkatësisht 9.9 dhe 3.5 për qind.

Arsyet e migracionit dallojnë ndjeshëm nga burrat te gratë, ku më e rëndësishmja është përqindja e grave të cilat largohen për arsye familjare është shumë më e lartë sesa ajo e burrave siç është edhe arsimimi, për gratë si arsye për t’u larguar.

Me kalimin e viteve, migracioni ka gjetur një baraz-peshë gjinore sepse tashmë kemi familjen e plotë që emigron dhe jo vetëm individë brenda saj./ Monitor

Të fundit

Kthjellime dhe vranësira, si do të jetë moti këtë të diel

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash...

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje, ku shumë prej kandidatëve morën...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Lajme të tjera

Web TV