Koronavirusi/ Mjeku Pipero tregon sa rrezikohen fëmijët e duhanpirësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Pëllumb Pipero i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve duke dhënë sqarimet për trajtimet e koronavirusit, simptomat apo trendet e rreme.

Temperatura 36.5- 27.5 nuk tregon asnjë për koronavirusin thotë Pipero teksa vetë si mjek ai rekomandin medikamente që mpërmbajnë paracetamol.

Sa i përket fëmijëve Pipero siguron se veç atyre që kanë diabet të gjithë të tjerët pavarësisht situatave shëndetësore e kalojnë lehtë, pa simptoma ose me disa prej tyre ka thënë ai nga studio e rubrikës “Opinion” në “News 24”.

Po ashtu Pipero paralajmëron se duhanpirësit janë shumë të rrezikuar teksa sa i përket tamponimit dhe debatit të hapur për këtë çështje ai ka qëndrimin se nuk duhet testuar popullata masivisht.

”Nuk ka rrezik të shtuar nga COVID-19 . Nëse e do djalin mos e nxjerrë jashtë dhe familjarët mos ja sjellin virusin. Fëmijët pavarësisht situatave shëndetësore përveç diabetit, e kalojnë pa simptoma ose me simptoma të lehtë.

Deri në 37.5 temperatura nuk është shenjë e koronavirusit. 36.5- 37.5 është temperaturë normale. I kemi dhe gripet stinore. Nuk janë temperatura as të koronavirusit as të gripit stinor.

Të qëndrojnë në shtëpi dhe të ushqehen shëndetshëm. Duhet parë pas pandemisë. Duhanpirësit janë shumë herë më të rrëzikuar. 76% e meshkujve në Kinë të infektuar kanë qenë 42% duhanpirës. Është faktor i rëndësishëm risku.

Unë thashë pak më parë ne doemos duhet të testojmë personat me kontakt të afërt. Unë nuk jam për testim masiv të popullatës.

Ibubrofeni? Mund ta marrin nëse nuk kanë probleme me stomakun. Më mirë medikamente me paracetamol.

Të mbajnë maska patjetër nuk mund të them gjë tjetër. Transporti publik, urban është faktor i madh risku. Duhet ta ketë parasysh qeveria. Jam kundër kontakteve të afërta dhe grumbullimeve brenda ambienteve të vogla

Lexo edhe :  “Do të jetë deputet i Kuvendit...”/Sali Berisha konfirmon marrëveshjen me Ilir Metën

Ushqehu shëndetshëm dhe mos prisni të ta rrisë imuniteti Vitamina C. Është produkt i mrekullueshëm, ne e marrim nëpërmjet ushqimit, keq nuk i bën askujt. Mos gënjejmë mendjen se na mbron vitamina C. Nga koronavirusi na mbron vetëm vaksina.

Vaksina nuk ka shans të hyjë brenda 6 muajsh në qarkullim. Që të jetë efektive do kohë. Këtë vit nuk duhet të presim vaksinë por të shpresojmë vetëm për kufizimin e lëvizjeve dhe kontakteve.

Ne i trajtojmë pacientët me protokolle të huazuara. Oksigjen, antiviralë, antibiotikë dhe simptomatikët. Është një sfidë e re, shumë e madhe që nuk mund ta fitojmë pa ndihmën e qytetarëve.”-u shpreh mjeku.

 

Të fundit

Përplasi për vdekje 2- vjeçarin/Arrestohet drejtuesi, komshi me familjen e viktimës

Në vazhdim të hetimeve për aksidentin tragjik që ndodhi në një fshat të Vorës sot, ku një i mitur...

A do të ishte bota më paqësore nëse më shumë gra do të drejtonin

Gazetarja e Sky News, Victoria Seabrook i ka kushtuar një artikull Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Nëse bota ka ndjerë më shumë rrezik kohët e fundit,...

Ishte më i votuari në Primare, Nallbati: S’e bëj dot servilin me Berishën

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati, ka folur mbi raportin e tij me kreun e PD-së, Sali Berisha, gjatë një interviste në emisionin “Kjo...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Jozi bën deklaratën e fortë, Loredana ia kthen: Do thosha burrë por ti…

Që prej ditës që Jozi është rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP me anë të zgjedhjes së Gjestit nga zarfi i valixhes së...

Lajme të tjera

Web TV