Rekordi i Luiza Gegës, atletja merr medaljen e Lojërave Evropiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luiza Gega shkëlqeu në Lojërat Evropiane Ekipore që u zhvilluan në Poloni pak javë më parë. Atletja shqiptare la gjithë garueset pas vetes në garën e 3 mijë metrave me pengesa, teksa vendosi rekord të ri me kohën 9:17.31.

Duke qenë se gara e Gegës ishte në Divizionin e tretë, priti edhe përfundimin e garave të tjera dhe siguroi medaljen e artë, duke nderuar sërish ngjyrat kuqezi.

Në një ceremoni të zhvilluar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Gegës iu dha edhe medalja përkatëse për këtë rekord të ri evropian. Veç Gegës, në ceremoninë e zhvilluar mbrëmjen e së martës u nderua edhe karateisti Alvin Karaqi, që fitoi medalje të artë po në Lojërat Evropiane Ekipore.

Atletët shqiptarë vijojnë të bëjnë mirë në disa disiplina, duke dhënë shenja për një kualifikim edhe në Olimpiadën e Parisit që zhvillohet në 2024.

Të fundit

Tragjike në Itali, humb jetën 40-vjeçari shqiptar

Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari humbi jetën tragjikisht të dielën...

Për të pestin vit radhazi këta janë dy emrat e preferuar për vajza dhe djem në SHBA

Liam dhe Olivia kryesojnë listën e emrave më të përdorur të fëmijëve në SHBA për të pestin vit radhazi. Edhe në listën e vitit 2024...

E rëndë/ Shembet një godinë banimi, të paktën 20 viktima dhe 32 të zhdukur

Njëzet persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese banimi në ndërtim në qytetin George, në bregdetin e Afrikës së Jugut, ndërsa...

‘Republika e prokurorëve’, një trillim i të korruptuarve

Nga Preç Zogaj  “Republika e prokurorëve” nuk ka ekzistuar e nuk mund të ekzistojë në një vend demokratik. Nuk e lejon arkitektura e ndërtimit të...

Meta uron Ditën Ndërkombëtare të Nënës: Të mbrojmë familjen dhe vlerat e saj më të çmuara

Përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka ndarë me ndjekësit një video...

Lajme të tjera

Web TV