Humbi zgjedhjet në Rrogozhinës/ Thyen heshtjen kandidati i opozitës: Rezultati i ndikuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i Bashkë Fitojmë Shkëlqim Hoxha, i cili humbi zgjedhjet e 23 korrikut në Rrogozhinë, ka thyer heshtjen pas humbjes.

Ai u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të 23 korrikur, nuk pasqyron realitetin dhe nuk është një shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve.

Sipas tij, ky rezultat u ndikua nga një makineri shantazhi dhe dhune ndaj administratës publike, biznesit dhe qytetarëve.

Njoftimi:

Mirënjohje dhe falenderime për të gjithë banorët e Rrogozhinës që dolën për të votuar. Falenderime të përzemërta për të gjithë ata që besuan tek ëndrra e ekipit tonë për një Rrogozhinë ndryshe.

Falenderime për gjithë bashkëpuntorët dhe njerëzit që sakrifikuan këto muaj kohë, energji dhe mund. Faleminderit edhe atyre që vendosën të “ndërronin anijen” gjatë rrugës! Kjo periudhë rezultoi një eksperiencë unike dhe shumë mësime u nxorrën.

Rezultati i zgjedhjeve të 23 Korrikut për fat të keq nuk pasqyron realitetin dhe nuk është një shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve. Ky rezultat u ndikua nga një makineri shantazhi dhe dhune ndaj administratës publike, biznesit dhe qytetarëve. I gjithë shteti zbarkoi në Rrogozhinë dhe sollën me vete një paketë me mbi 1500 vota.

Përballë patëm shtetin, oligarkët dhe makineritë tyre. Unë dhe njerëzit fisnikë që më rrethonin nuk u trembëm, nuk bëmë kompromise dhe nuk u përkulëm ndaj tyre, por luftuam deri në momentin e fundit për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Rrogozhinës.

Votat i mbrojtëm dhe vota përsëri morëm! 4920 qytetarë përqafuan dëshirën tonë për Rrogozhinën një qytet më të mirë! 4920 falenderime të sinqerta për të gjithë ju që besoni në dinjitet dhe vlera njerëzore!

Do mbetem njëri prej jush…!

Të fundit

Ambasadori Gonzato: SPAK-u, sinonim i suksesit në Shqipëri

Në 5 vjetorin e themelimit të SPAK-ut, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, e cilësoi Prokurorinë e Posaçme si...

Ka një arsye pse edhe njerëzit më të zgjuar bien pre e mashtrimeve

Nuk jeni naiv, psikologjia e manipulimit është shumë reale. Mashtruesit dhe ata që bëjnë hile kanë ekzistuar gjithmonë, por teknologjia ka bërë që të jetë...

“Jemi përballur me kërcënime ndaj nesh e familjarëve”/ Dumani: Kanë tentuar të na minojnë

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani është shprehur se prokurorët e posaçëm gjatë punës së tyre janë përballur me kërcënime, si ndaj tyre, ashtu edhe...

“SHBA mbështet punën e SPAK”/ Kasanof: Çmimi për Dumanin, edhe për Shqipërinë, guxim…

Zëvendës ndihmës sekretari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof thotë se SHBA mbështet punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në luftën për goditjen...

Art në qiellin e Tiranës/Fondacioni “Dritëro Agolli” sjell aktivitetin kulturor Sunlights

Tirana u ndriçua nga shumë drita dhe ngjyra artistike. Për herë të parë, fondacioni kulturor “Dritëro Agolli” solli në mes të kryeqytetit aktivitetin kulturor Sunlights,...

Lajme të tjera

Web TV