Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ahmetaj, vilat mbeten të sekuestruara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Lartë rrëzoi dje rekursin e bërë nga partnerja e ish-zëvevëndëskryeministrit Arben Ahmetaj, I shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e korrupsionit pasiv, mosdeklarimit të të ardhurave dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Kërkesat ishin paraqitur nga partnerja Erjola Hoxha dhe shoqja e ish bashkëshortes së Arben Ahmetajt, Elda Dinaj, për heqjen e sekuestrove të vilave në Hamallaj dhe Palasë. Kjo pasi vila në palasë nuk rezultoi të ishte në emër të ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Meckës, por të shoqes së saj Elda Dinaj.

Ndërkohë vila e partneres aktuale të Ahmetajt ndodhet në Hamallaj dhe do të vijojë të jetë nën sekuestro. Këto vendime të gjykatave erdhën pasi Ahmetaj akuzohet nga SPAK për tre akuza dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kujtojmë se vilat në fjalë janë kontrolluar më herët nga Policia, ku janë gjetur sende të vlefshme për hetimin ndaj Ahmetajt, si telefona celularë, laptopë, etj.

Ndonëse me vendimin e djeshëm e mbylli ankimimin për çështjen e “pasurisë së sekuestruar”, Ahmetaj nëpërmjet avokatëve do të kërkojë në gjykatën e Apelit ndryshimin e masës së sigurisë, atë të “arrest me burg pa afat” të dhënë në mungesë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Të fundit

Tjetër skandal/ Shkakton kancer, AKU e pranon: Kemi konsumuar qumësht me aflatoksinë

Nuk kanë të ndalur problematiket në lidhje me sigurinë ushqimore. Burime për “Ora investigim” bëjnë me dije se gjatë...

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

Në këtë periudhë mushkonjat janë një nga shqetësimet më bezdisëse. Dhe luhatjet e temperaturave nuk na ndihmojnë fare me sulmet e tyre. Por përveç bezdisjes,...

Japonia miraton ligjin që lejon vrasjen e kafshëve të rrezikshme

Japonia ka miratuar sot një ligj për të lejuar “gjuajtje urgjente të kafshëve të rrezikshme” nga gjuetarët nëse shkelin në zonat e populluara, shkruajnë...

FOTO/ Sali Berishën e veshin me jelek popullor dhe qeleshe në Krujë

Kreun e PD-së, Sali Berisha, te pazari në Krujë, artizanët i kanë dhuruar dhe veshur një jelek popullor dhe një qeleshe. “Do të duhej të...

Sherr në PS: Grushta mes ‘të vetëve’ në Kavajë

Një incident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në selinë e Partisë Socialiste për zonën Kavajë-Rrogozhinë, ku rreth orës 23:00 ka plasur dhuna...

Lajme të tjera

Web TV