Manastirliu: Gati të hapim spitalin e dytë për Covid-19 (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka theksuar se është gati për t’u ngritur spitali i dytë për të përballuar situatën ndaj koronavirusit. Pas Infektivit, sipas ministres ky do të jetë spitali i dytë që do të ngrihet për të gjithë ata që mund të preken nga koronavirusi.

Nga sot urgjenca kirurgjikale ka filluar të realizohet në Spitalin Universitar të Traumës. Është një vendim që është marrë së bashku me komitetin teknik dhe me drejtuesit e burimeve njerëzore, gjithmonë për të mundësuar lehtësimin e spitaleve tona, QSUT dhe spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe vendosjen e të gjithë urgjencave të kirurgjisë por edhe atyre të patologjive malinje, për t’u realizuar në Spitalin Universitar të Traumës”, tha Manastirliu.

Kjo masë është marrë për të kufizuar përhapjen e COVID-19, për të ruajtur qytetarët dhe stafet mjekësore dhe për të krijuar korridoret e nevojshme sanitare në spitalet ku do të trajtohen rastet me COVID-19.

Gjatë inspektimit të masave të marra tek Spitali Universitar i Traumës, Manastirliu njoftoi që kanë filluar përgatitjet për hapjen e spitalit të dytë COVID, i cili do të jetë Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”.

“Jemi duke u përgatitur për hapjen e spitalit të dytë COVID, “Shefqet Ndroqi”, ku po bëhet një organizim i mirëfilltë për sa i përket kapaciteteve që do të shtohen aty me burime njerëzore dhe gjithashtu gjithë organizimit për t’i bërë ballë këtij infeksioni”, bëri të ditur ministrja.

Ajo ka falënderuar mjekët për punën që ata po bëjnë për përballimin e situatës.

Kam një falënderim të përzemërt për punën heroike që po bëjnë të gjithë mjekët dhe infermierët tanë kudo në Shqipëri, por veçanërisht në Spitalin Infektiv ku po trajtohen pacientët me COVID-19”, tha Manastirliu.

Lexo edhe :  Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, diskutohet edhe marrëveshja e huasë me BERZH

Gjithashtu, ka nisur trajnimi i mjekëve, infermierëve, farmacistëve, ekspertëve të shëndetit publik dhe studentëve të Mjekësisë që i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’ju bashkuar frontit të parë të luftës me COVID-19.

Ndërkaq, deri më tani shifrat mbi të prekurit nga koronavirusi kanë shkuar në 64 ndërsa në spitalin e Infektivit qëndrojnë të shtruar 30 pacientë.

Nga përhapja e pandemisë së koroanvirusit kanë humbur jetën dy persona, një grua 73-vjeçare nga Durrësi dhe një 66-vjeçar nga Lushnja, i cili ishte i shtruar pranë Infektivit.

Të dy personat kanë qenë në Itali atje ku virusi është përhapur në mënyrë të tmerrshme, aq sa vetëm 24 orët e fundit janë shënuar mbi 400 të vdekur.

Koronavirusi sipas qyteteve:

Tiranë 46 raste

Durrës 5 raste

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 6 raste

Rrogozhinë 2 raste

Kavajë 2 raste

Të fundit

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Forcat speciale ukrainase kanë shkatërruar dy bombardues në një bazë ajrore thellë brenda Rusisë, sipas agjencisë së inteligjencës së Ukrainës, SBU. Dy avionë të tjerë...

Futbolli spanjoll në zi pas ndarjes nga jeta të Ramos, mbrojtësit të Las Palmas

Futbolli spanjoll është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të Zeben Ramos, mbrojtës i ri i Las Palmas. 23-vjeçari ndërroi jetë pas...

Kurti: Jemi furnizuar me arsenal ushtarak më shumë se kurrë

350 rekrutë të rinj u janë bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në ceremoninë e betimit të ushtarëve që i takojnë gjeneratës së dytë...

Lajme të tjera

Web TV