“I nxehti, problem”/ Brataj: Mbi 100 raste në ditë me gjendje të fikti në muajin korrik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj thotë se i nxehti është problemi më i madh ditëve të fundit në vendin tonë.

Në një intervistë për ABC News, Brataj u shpreh se janë shtuar thirrjet drejt urgjencës.

Brataj shtoi se kjo periudhë shoqërohet me gjendje të fikti, ku në muajin korrik, janë regjistruar mbi 100 raste çdo ditë.

“Sigurisht që të nxehtit është një problem shumë i madh. Për si urgjencë, edhe plazhet janë problem shumë i madh, sepse ka një përqëndrim shumë të madh njerëzish. Marrja e masave ka të bëjë çdo vit me analizën e të dhënave, analizën e problemeve dhe si mund të parandalohen ato. Çdo vit, ne shohim vendet ku ndodh më shumë, numrin e thirrjeve, numrin e qendrave shëndetësore, autoambulancave dhe infrastrukturës. Problemi më i shpeshtë këto dy javë, sigurisht që ishte të nxehtit, temperaturat e larta, lagështia e ajrit dhe thirrjet kryesisht ishin për ato. Ne bëmë një analizë të të dhënave, te 1600 thirrje, shndërrohen në 400 vizita në ditë dhe 150 konsulta mjekësore. Ka më shumë nga personat me probleme kronike që u shfaqen më shpejt këtë sezon.

Kjo periudhë është e lidhur gjendjen e orientuar, konfuzionale, lipotimit, apo të fiktit në gjuhën e popullit. Ka një rritje të numrit të tyre. Nga 70 në janar, arriti në 90 në qershor. Ndërsa korriku, 114 në ditë, raste të lidhura me të nxehtin”, theksoi ai.

Të fundit

11 qershor 2018, Donald Tramp e Kim Jung takohen në Singapor

Më 12 qershor 2018, në Singapor, u zhvillua një takim historik mes presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump...

Grushti i hekurt i Trump, 9,000 emigrantë do të dërgohen në Guantanamo

Donald Trump njoftoi dërgimin e 9,000 emigrantëve në burgun e sigurisë maksimale në Guantanamo. Në prag të një mega-parade në Uashington për të festuar 250-vjetorin...

Parashikimi i motit, 11 Qershor 2025

Përgjatë orëve të paradite, territori shqiptar do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i nxehtë, ku më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë...

Vala ekstreme e të nxehtit godet Indinë: Termometri shënon 47.3 gradë Celcius

Një valë ekstreme të nxehti ka përfshirë veriperëndimin e Indisë, duke shkaktuar shqetësime serioze për shëndetin publik dhe funksionimin normal të jetës së përditshme....

Shefja e Inteligjencës Amerikane: Jemi afër një “holokausti bërthamor”

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, paralajmëroi për një “holokaust bërthamor” dhe kritikoi “nxitësit e luftës” që po e afrojnë botën “më pranë pragut...

Lajme të tjera

Web TV