“Kripa nga deti në faturë”, jugu po bëhet shumë i shtrenjtë për shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është fundjavë dhe ju arratiseni nga zhurma e kryeqytetit drejt plazhit të preferuar në jug të vendit.

Po qëndroni në të njëjtën hotel, zgjidhni të njëjtat plazhe dhe restorante si çdo vit, por fatura ju vjen më “e kripur”.

Shqipëria këtë sezon po përjeton një “bum” turistik me qindra të huaj që mbërrijnë çdo ditë në vend, kjo edhe falë promovimit që i është bërë bukurive shqiptare në rrjetet sociale dhe në mediat prestigjioze ndërkombëtare, të cilat e përshkruajnë Shqipërinë si “Maldivet europiane”, “Bali në Mesdhe” apo “Greqia me buxhet”. 3.4 milionë të huaj kanë ardhur në vend gjatë këtij viti, 33% më shumë se një vit më parë.

Rritja e kërkesës ka sjellë edhe rritje të ofertës, kështu që sektori i shërbimeve ofron çmime më të larta.

Për turistët e huaj, sërish Shqipëria mbetet destinacioni i pushimeve “low cost”, krahasuar dhe me vendet e tjera të rajonit si Greqia apo Kroacia.

Por për vendasit, pushimet brenda vendit po bëhen gjithnjë e më të kushtueshme. 60% e shqiptarëve nuk arrijnë të përballojnë dot shpenzimet për të bërë një javë pushime, sipas anketimit të Barometrit të Ballkanit për vitin 2023.

Hapësira publike si alternativë, por në plazhe nuk respektohet ligji 

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli thotë se për shkak të turistëve në rritje, çmimet do të vazhdojnë të rriten, ndërsa thekson rëndësinë e respektimit të ligjit për plazhet publike, që do të reduktonin kostot e pushimeve për familjet shqiptare.

“Që bregdeti ynë po bëhet më i shtrenjtë, kjo është e vërtetë, sidomos bregdeti i jugut. E vetmja gjë që mund të bëhet në këtë rast është që të krijohen më shumë hapësira publike.

Kjo duhet të jetë një detyrë jo vetëm e qeverisjes qendrore, por në radhë të parë e bashkive, në mënyrë që qytetari të mos ketë shpenzim të rritur pjesën e çadrës apo shezlongut privat. Kjo është një pjesë shumë e vogël, me të cilën mund të ndihmohet një masë e madhe qytetarësh.

6 në 10 familje shqiptare e kanë shumë të vështirë ose të pamundur të përballojnë qoftë edhe një javë pushim për shkak të çmimeve të larta. Për fat të keq, këto çmime do të vazhdojnë edhe për disa kohë të jenë të tilla për faktin që vizitorët e huaj gjejnë një mjedis tërheqës në plazhet tona dhe çmime konkurruese krahasuar me fqinjët tanë.

Kërkesa do të vazhdojnë të jetë e lartë dhe kjo do t’i mbajë çmimet e rritura e të papërballueshme për një pjesë të mirë të familjeve tona”.

Pushime “low cost” jashtë sezonit

Çoçoli propozon pushime jashtë sezonit, në maj apo shtator. Shteti thotë ai, duhet të krijojë lehtësi për operatorët turistikë që jashtë kulmit të sezonit, të ofrojnë paketa të lira, të përballueshme edhe nga një familje me të ardhura minimale.

“E vetmja gjë që mund të bëhet është që shteti të krijojë lehtësi për të gjithë ata operatorë turistikë që ofrojnë për periudhën nga maji deri në mesin e qershorit çmime shumë më të favorshme, meqë familjet shqiptare me të ardhura modeste, nuk mund ta përballojnë periudhën nga 15 qershori deri në 1 shtator.

Edhe në shtator të mund të jenë të aksesueshme për këto familje dhe kundrejt përfitimeve përkatëse, të jetë një taksë shumë më e ulët, qoftë për netët e qëndrimit të këtyre familjeve nëpër hotele, qoftë edhe për shpenzime të tjera nëse vendosin që të kenë një trajtim me ushqim të plotë.

Shumë shtete fqinje e realizojnë këtë për studentët, pensionistët, për disa kategori. Nuk ka pse të mos e mbulojë edhe shteti ynë, të ofrojë lehtësi që familjet me të ardhura modeste të shijojnë pushimet në breg të detit”.

Destinacione “të paarritshme”

Lexo edhe :  SPAK humbet sekuestron e një vile të familjes Kryemadhi

Ndërsa ekspertja e turizmit Flora Xhemani Baba, shpjegon se disa plazhe në jug të vendit janë të papërballueshme për shqiptarët me të ardhura mesatare dhe thotë se oferta më të mira për ta ofrojnë plazhet e Adriatikut.

“Shqipëria është një destinacion i shtrenjtë për këdo që nuk gjen një balancë të drejtë mes buxhetit që disponon dhe çmimeve që tregu ofron.

Fjala vjen nëse je një person me rrogë minimale ose mesatare, natyrisht që është një destinacion i shtrenjtë po të kërkosh të pushosh në Rivierë, sidomos në segmentet më të lakmuara.

Por është një destinacion i përballueshëm nëse gjen një ofertë të mirë në plazhet e Adriatikut, nga Spilleja e deri lart në veriperëndim.

Edhe në Jug ka plazhe që ende nuk janë përfshirë në vorbullën e çmimeve të ashtuquajtura të larta ose të papërballueshme nga shqiptarët dhe ku me një akomodim në strukturat familjare, mund të bëhen pushime ekonomike”.

Nga Velipoja në Sarandë, sa kushtojnë pushimet?

Por sa na kushtojnë një javë pushime në bregdetin adriatik dhe atë jonian?

“Raporti mes jugut dhe Durrësit për të njëjtin standard pushimesh nuk ka më asnjë ndryshim ose ka pak ndryshim, për shkak se shumica e hoteleve luksoze të Durrësit, që tashmë janë kthyer të gjitha në resorte (kryesisht familjare), kanë po atë nivel çmimesh si hotelet e jugut.

Çmimi për person në Durrës këtë verë në këto hotele, varion nga 100 deri në 120 euro për person me të gjitha të përfshira. Kurse në hotelet e jugut, ku pothuajse nuk ofrohet paketa ‘all inclusive’, çmimet e dhomave dopio, treshe dhe familjare, variojnë nga 150 deri në 250 euro nata, duke e shpërndarë buxhetin për person pak a shumë në të njëjtat nivele.

Natyrisht ky është çmimi më i lartë, sepse ka edhe alternativa hotelesh më të lira, dhomash me qira apo apartamentesh me mundësi gatimi.

Kurse në veri, me përjashtim të një numri hotelesh luksoze në Shëngjin e më pak në Velipojë, çmimet përgjithësisht rrotullohen te 35 euro për person me tri vakte të përfshira por kuzhina është e bazuar tek gatimet tradicionale me qëllim që t’i përshtatet buxheteve ekonomike”.

Cilat destinacione janë më ekonomike?

Ekspertja rendit disa destinacione ekonomike, ku përfshihen disa plazhe më pak të njohura.

Ekonomike si zgjedhje ka në të gjithë bregdetin, madje edhe në Dhërmi mund të gjesh mundësi për çmime të pranueshme por nëse do të listonim disa, ato janë Borshi, Buneci, Lukova, Qeparo, Radhima, Plazhi i Vjetër në Vlorë, Zvërneci, Semani në Fier, është fare i pazbuluar, Spilleja, që gjithashtu është një plazh që nuk bën pjesë fare në listën e plazheve të kërkuara.

Plazhet e Qerretit dhe Karpenit në Kavajë janë destinacione familjare shumë ekonomike. Në Lezhë përveç Shëngjinit kemi tashmë edhe Talen si zgjedhje e qetë dhe familjare si dhe Velipojën e Rrjollin, dy plazhet veriore që ofrojnë gjithashtu çmime shumë ekonomike.

Të gjitha destinacionet që përmenda më lart, i shfrytëzojnë shumë mirë turistët nga Kosova”.

Përveç detit, zgjidhje alternative për pushime akoma më të lira janë Pogradeci, Shiroka apo Zogaj.

Të fundit

Rihanna harron që është Rihanna përballë Mariah Carey/Momenti viral kur i kërkon autograf

Mariah Carey ka një numër të madh fansash në gjithë botën dhe mes tyre duket se bën pjesë edhe...

Mandarinat me mbetje pesticidesh kthehen mbrasht nga BE/ Reagon ministria e Bujqësië

Ministria e Bujqësisë ka reaguar lidhur me ngarkesat me mandarina me origjinë Shqipërinë dhe që janë kthyer mbrapsht nga vendet e BE-së për shkak se kanë rezultuar me...

Këlliçi me demokratët në Vorë/Në 23 dhjetor do t’i dërgojmë mesazh të qartë kryeministrit

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka bërë thirrje në rrjetet sociale për qytetarët e Tiranës të bashkohen me opozitën në protestën...

Hidhini një sy! Instagram shton opsionin që të gjithë e kishin kërkuar

Instagram ka mundësuar heshturazi skedulimin e mesazheve. Opsioni i ri është duke u aplikuar te përdoruesit në të gjithë botën. Vendosja e një orari për...

Trajneri më i dekoruar në historinë e “Los Blancos”, Ancelotti kalon legjendën madrilene

Carlo Ancelotti fitoi sot me Realin trofeun e Kupës Interkontinentale. Tashmë italiani është më i dekoruari në historinë e trajnerëve të madrilenëve me 15...

Lajme të tjera

Web TV