Skuadra e Chelsea është një nga më këmbëngulëset kur bëhet fjalë për të marrë mbrojtësin shqiptar të Veronas, Marash Kumbullën në radhët e saj.
Lojtari i Kombëtares kuqezi është në top formë dhe ka shkëlqyer këtë sezon në ndeshjet e Serisë A.
Kjo ka qenë arsyeja pse prej disa muajsh skuadrat më të mëdha evropiane janë vënë pas tij, përfshirë Chelsean, Manchester United, Inter, Juventus, Lazio e Napoli.
Megjithatë deri më tani ekipi më favorit për të nënshkruar me Kumbullën është Chelsea, që ka bërë një ofertë zyrtare.
“Daily Express” ka zbuluar se Chelsea ka ofruar plot 25 milionë euro në drejtim të Veronës, për të marrë kartonin e Kumbullës.
Klubi italian ende nuk ka kthyer një përgjigje zyrtare, pasi po pret edhe klubet tjera të dalin me oferta, megjithatë Verona do ishte e kënaquur edhe me 25 milionë, por qëllimi i tyre është që t’i fusë në garë skuadrat që të fitojnë edhe më shumë nga shitja e dimantit të tyre./Fjala.al/