Kina zbulon sekretin e suksesit, është 2000 vite i vjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse keni vite që kërkoni sekretin e suksesit pa asnjë rezultat, është koha të provoni një teknikë që vjen nga Kina dhe aplikohet prej 2000 vitesh. Quhet wu – wei (në anglisht “oo – way”) dhe do të thotë se nuk keni nevojë të bëni shumë për të pasur një jetë të suksesshme dhe të ekuilibruar.

Suksesi nuk shoqërohet gjithmonë me punë të palodhur dhe është shumë më e thjeshtë për t’u arritur nga sa mund të mendoni.

Metoda wu – wei nuk kërkon shumë përpjekje

Ajo që sugjeron në thelb metoda është t’i lini gjërat të ndodhin natyrshëm pa u përpjekur t’i kontrolloni ato. Sigurisht që thekson se është mirë të ndërmerrni veprime aty ku e konsideroni të nevojshme por të mos e shtyni veten në ekstreme, duke bërë shumë përpjekje për të arritur qëllimet dhe ëndrrat tuaja.

Sekreti u zbulua nga psikologu klinik në Nju Jork, Dr. Junhong Cao, i cili thotë se bazuar në hulumtime, kjo metodë e veçantë redukton stresin, rrit kënaqësinë dhe përmirëson nivelet tona të mirëqenies së përgjithshme.

Mënyrat për të përfshirë wu-wei në jetën tuaj të përditshme

  1. Pranojini gjërat ashtu siç janë

Ajo që është më e rëndësishme për të zbatuar metodën në mënyrë korrekte, është pranimi i gjërave dhe fakti që mund të mos ju dalin ashtu siç i keni planifikuar. Për shembull, nëse nuk keni marrë promovimin që dëshironit, duhet të pranoni se nuk mund të kontrolloni gjithçka, por se do të bëni gjithçka në të ardhmen për ta bërë atë të ndodhë në të ardhmen.

  1. Hiqni dorë nga perfeksionizmi

Asgjë dhe askush nuk është perfekt. Nëse po përpiqeni të mësoni diçka të re, përgatituni të bëni gabime. Duhet të tregoheni të butë me veten dhe të mos e shtyni veten në ekstreme duke u përpjekur të arrini çdo herë diçka të pamundur. Thjesht nuk mund të ndodhë.

  1. Praktikoni vëmendjen

Mindfulness përshkruan aftësinë tonë për të qenë plotësisht të pranishëm në këtë moment, të vetëdijshëm se ku jemi dhe çfarë po bëjmë. Kjo do të thotë të jemi të vetëdijshëm për atë që po ndodh rreth nesh, pa reagim apo presion të fortë. Kjo është pikërisht ajo që sugjeron metoda e ndjekur me besnikëri në Kinë, duke u përhapur në të gjithë botën me sukses dhe duke sjellë sukses personal në jetën tuaj./  S.M

Të fundit

Xheneta tregon pse i ka shkruar Gjestit

Pas valës së komenteve dhe thashethemeve që shpërthyen në rrjet pas deklaratës se i kishte shkruar Gjestit, Xheneta ka...

Prifti ra nga çatia e kishës në Korçë! DETAJET e fundit për ngjarjen e sotme

Prifti Kristaq Viso, i cili mesditën e sotme u rrëzua nga çatia e Kishës në Korçë është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Burimet...

Çfarë do ndodhë me Berishën? GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”

Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen “Partizani”, ku të akuzuar janë kryetari i PD, Sali Berisha dhe dhëndri i tij,...

Nga erdhën lekët për VIP-at? Donald Trump nis hetimet kundër Kamala Harris

Donald Trump njoftoi sot se dëshiron të nisë një "hetim të madh" mbi mbështetjen që ish-kundërshtarja e tij në garën presidenciale Kamala Harris mori...

Elyse dhe mediat franceze jehonë të madhe samitit të Komitetit Politik Europian në Tiranë

Nga Mentor Hoxha/ Francë Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian, i cili u mbajt për herë të parë në Shqipëri më 16 maj 2026...

Lajme të tjera

Web TV