“Kapërcejnë” shifrat, rriten çmimet e sipërfaqeve të lejeve të ndërtimit në kryeqytet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit që jepet në kryeqytet ka shënuar sërish rritje të ndjeshme në tremujorin e dytë të vitit, pas ngadalësimit në të parin, duke sinjalizuar për një vazhdimësi të bumit të ndërtimeve në Tiranë.

INSTAT bëri të ditur se në tremujorin e dytë 2023 në Tiranë u dha gjithsej sipërfaqe prej rreth 461 mijë metra katror, që është mëse dyfishi i sipërfaqes së dhënë në tremujorin e parë po të këtij viti.

Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja është 18.7%.

Të dhënat historike tregojnë se në tremujorin e dytë është dhënë sipërfaqja më e lartë ndonjëherë për këtë periudhë (maj-qershor).

Për 6 mujorin është dhënë gjithsej sipërfaqe me leje 660 mijë metra katror, që është gjithsesi sa gjysa e asaj që u dha në të njëjtën periudhë të një viti më parë, teksa në tremujorin e parë 2022 ishte dhënë një rekord prej 800 mijë metrash katror. (shiko grafikun: Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në Tirane, T I dhe T II).

Në vlerë, sipërfaqja e dhënë për leje në kryeqytet ishte 22 miliardë lekë, ose rreth 200 milionë euro për 6 mujorin e parë të vitit.

Në 6 muajt e parë të vitit, në Tiranë është dhënë rreth 62% e sipërfaqes së akorduar për të gjithë vendin.

Lejet e ndërtimit në vend

Sipas njoftimit të INSTAT, Në tremujorin e dytë 2023 janë miratuar gjithsej 509 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 339 leje të miratuara në tremujorin e dytë 2022, duke shënuar një rritje prej 50,1%.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e dytë 2023, është 652.136 m 2, nga 661.945 m 2 miratuar në tremujorin e dytë 2022, duke shënuar një ulje prej 1,5%.

Lexo edhe :  Euro bie në nivelin më të ulët historik, me sa këmbehet monedha evropiane

Në tremujorin e dytë 2023, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 24,4 miliardë lekë, nga 25,9 miliardë lekë miratuar në tremujorin e dytë 2022, duke shënuar një ulje prej 5,8%./ S.M

"Kapërcejnë" shifrat, rriten sërish çmimet e

"Kapërcejnë" shifrat, rriten sërish çmimet e

"Kapërcejnë" shifrat, rriten sërish çmimet e

Të fundit

Igli Tare kërkon lojtarin e Shqipërisë për te Milani!

Milan ka zyrtarizuar transferimin e Ardon Jasharit nga Club Brugge për 39 milionë euro, bashkë me bonuset. Por, Ardon...

Skandali me fondet e BE-së, Mitsotakis bllokon hetimet

Një skandal i përmasave të mëdha po trondit politikën greke, pasi dyshohet se qindra miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian për bujqësinë janë...

Skafi përplaset me shkëmbin, lëndohen tre turistë nga Kosova

Një aksident detar është regjistruar mesditën e së martës pranë ishullit Diaporos, në zonën turistike të Halkidikit në Greqi. Sipas autoriteteve portuale greke, një skaf...

Në Shqipëri e lanë pa punë/ Ardian Koçi merr çmimin “Njeriu i vitit 2025” në Gjermani

Ardian Koçi, ish-drejtori "heroik" i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, ka marrë çmimin "Njeriu i vitit 2025" nga fondacioni gjerman "EuroNatur". Pasioni dhe puna e tij...

U ofronte punë të pastrehëve e më pas i vriste, arrestohet 37-vjeçari

Drejtësia argjentinase ka nisur një hetim penal ndaj një burri të dyshuar për vrasjen dhe copëtimin e të paktën 5 personave në shtëpinë e...

Lajme të tjera

Web TV