Rritja e të prekurve nga koronavirusi/ Rama: Mos luani me zjarrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e të infektuarve me koronavirus në 13 persona ditën e sotme tronditi këdo në vendin tonë, madje dhe vetë kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj këtyre shifrave.

Përmes një postimi në “Facebook” Rama shkruan se kjo shumë është brenda parashikimeve, ndonëse jo e pëlqyeshme dhe më tej ai ka shtuar se në vijim numrat do rriten akmoa më tepër.

Megjithatë kryeqeveritari ka bërë thirrje që qytetarët të mos luajnë me zjarrin, por të respektojnë oraret e të mbajnë fëmijët e të moshuarit brenda.

Postimi i Edi Ramës:

? SOT NUMRI I POZITIVËVE U RRIT! SIDOQOFTË BRENDA PARASHIKIMIT LAVDI ZOTIT DHE DO TË VAZHDOJË TË RRITET ENDE MË SHUMË KËTË JAVË!

? POR SFIDA E MADHE ËSHTË TË MOS RRITET NGA MARRËZITË TONA E TË DALË JASHTË KONTROLLIT!

? ME REZISTENCË TË MADHE POPULLORE, MUND TË DALIM NGA KJO LUFTË ME HUMBJE E PLAGË TË MËDHA, POR SHUMË MË PAK SIDOQOFTË SE SA PO NUK REZISTUAM!

? JU LUTEM SI KRISHTIT E MUHAMETIT MOS LUANI ME ZJARRIN DHE MOS BËNI NJË HAP MË SHUMË PËRTEJ KUFIJVE QË JANË VËNË PËR SECILIN!

? NESËR NIS NJË DITË E RE ME SFIDËN E MOSSHKELJES SË ORAREVE; MOSDALJES ME ASNJË TJETËR NË KRAH; MOSKRIJIMIT TË GRUMBUJVE NË TREGJE E NË DYERT E DYQANEVE!

? JU LUTEM MBANI FËMIJËT BRENDA!

? JU LUTEM MOS LINI PLEQTË TË DALIN NGA DERA! JU LUTEM ECNI FILLIKAT NË RRUGË PA U NDALUR ASKUND!

? JU LUTEM RRINI DREJT E NJËRI PAS TJETRIT NË RADHË ME DURIM! JU LUTEM MOS DILNI POSHTË PALLATIT!

? JU LUTEM, JU LUTEM, JU LUTEM, MOS MERRNI MË QAFË FAMILJEN DHE SHQIPËRINË ME NUMRA IDIOTESKË NË SHKELJE TË RREGULLAVE TË LUFTËS!

Lexo edhe :  “Sy më sy dhe xhep me xhep”/ Pankartat në tubimin e opozitës (Foto)

? JU LUTEM KUPTOJENI SE SA E TURPSHME DHE KRIMINALE ËSHTË TË NA VDESIN QINDRA E MOSOZOT MIJËRA NJERËZ, PËR NJË PAKICË TË VOGËL FARE QË NUK REZISTON, PO TRADHËTON!

? JU LUTEM NJËMIJË HERË MOS, MOS, MOS! SHTETI PO BËN GJITHÇKA MUNDET, FORCAT E RENDIT DO BËJNË GJITHÇKA MUNDEN, 99% E POPULIT PO BËN GJITHÇKA DUHET, PRANDAJ JU QË JENI PAKICA E PAKICËS, POR JENI AQ SA I DUHEN ARMIKUT PËR TË NA GRIRË SI MISH QENI, MOS TRADHËTONI!

? DO T’JU GODASIM PA ASNJË TOLERANCË, POR JUVE NUK DUHET TA ÇONI PUNËN ATY! JEMI TË GJITHË NJË FAMILJE DHE S’KA MË TURP NË HISTORI QË TË HUMBIM NJË LUFTË SI KJO, SE NUK RRIMË DOT NË SHTËPI!/Fjala.al/

Të fundit

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi...

Tre shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë këtij viti

Tre shenja të horoskopit do të kenë vështirësi dhe pengesa përgjatë këtij viti për sa i përket sektorit financiar. Sipas astrologëve shenjat që do të...

Spahiu:Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës përmbylli tubimin e radhës pas...

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-krerët e UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kështu ka...

Arbana Osmani e bëri të famshëm dhe regjisor? Ja si i përgjigjet kritikave Edi!

Eduart Grishaj ka folur si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin...

Lajme të tjera

Web TV