Rënia e flokëve në vjeshtë, kur duhet të shqetësoheni?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rënia e flokëve është një nga dukuritë më të zakonshme në vjeshtë për gratë (sidomos mbi moshën 40 vjeç), për të cilën pak njerëz flasin ndonjëherë.

Për fat të mirë, diçka ka filluar të ndryshojë, pasi shumë gra kanë nisur të tregojnë për vështirësitë që përjetojnë me humbjen e flokëve.

Pavarësisht nëse fajtorë janë hormonet, stresi, medikamentet që marrin ose arsye të tjera, trajtimet nganjëherë janë shumë më të thjeshta.

Mund të ndihet sikur vuani në heshtje ndonjëherë, duke parë më shumë qime në krehër dhe në pllakën e dushit, ndërkohë që mbeteni të paqartë se çfarë hapash, nëse ka, mund të ndërmerrni.

Dermatologë si Dr. Dray ofrojnë faktet që ju nevojiten, në mënyrë që të mos i shpenzoni paratë për sistemet e humbjes së flokëve që nuk funksionojnë.

Trajtimi për rënien e flokëve në vjeshtë

Para se të merrni një trajtim, fillimisht duhet të bëni këtë test të thjeshtë (ose të konsultoheni me mjekun), për të kuptuar në ç’nivel të rënies së flokëve jeni.

Kini parasysh që trajtimet e flokëve nuk veprojnë në mënyrë specifike tek flokët që bien, sepse ato tashmë janë të vdekur dhe rënia e tyre është e pashmangshme, por ato ndikojnë në rritjen e flokëve të rinj për t’i rikthyer densitetin normal.

Megjithatë, kini parasysh që jo gjithçka duhet justifikuar me sezonin e vjeshtës. Për flokët duhet të kujdesesh si për çdo pjesë tjetër të trupi.

Lyerja me bojëra me kimikate të ndryshme, tharja dhe krehja në temperaturë maksimale, kequshqyerja etj., janë faktorë të jashtëm, të cilët ndikojnë në dëmtimin dhe rënien e flokëve.

Në të tilla raste, përdor sa më shumë maska me produkte natyrore, si p.sh maska me vezë dhe vaj ulliri, 30 minuta para larjes, do të të ndihmojë shumë për eliminimin e rënies. /  S.M

Të fundit

Ekspertët e sigurisë paralajmerojnë: NATO nuk eshtë gati për nje luftë

NATO nuk është gati për një luftë brutale në Arktik me Vladimir Putin, kanë paralajmëruar analistët. Pavarësisht stërvitjeve masive të...

Meloni me ‘mision sekret’ në SHBA: Do të takojë Trump, por nuk dihet pse

Mision sekret për Giorgia Melonin në SHBA. Kryeministrja italiane u nis drejt Shteteve të Bashkuara për të takuar presidentin e zgjedhur Donald Trump. Një takim...

SHBA, funerali shtetëror gjashtëditor i ish-presidentit Jimmy Carter

Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia. Jimmy Carter vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Ceremonitë e transmetuara drejtpërdrejt...

“Në fillim jam trembur…”, Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për shkak të punës së tij,...

Përfshihen nga flakët dy banesa në Pogradec

Dy banesa janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 në Pogradec. Dy banesat janë përfshirë nga zjarri pasi mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV