Zëvendës Kryeministrja e Spanjës, Carmen Calvo është shtruar në spital për “infeksion respirator”, pa dhënë informacione të tjera dhe kjo nënjë kohë kur në botë ka plasur pandemia e koronavirusit.
Spanja është vendi i dytë më i prekur nga virusi i rrezikshëm në Evropë dhe përveç mijëra qytetarëve të karantinuar për shkak se kanë rezultuar pozitivë në testin e Covid-19 janë edhe kryeministri i vendin, pasi bashortja e tij është prekur nga korona si dhe dy ministra.
O ashtu pamjet nga Madridi, kryeqyteti i Spanjës, janë shumë të trishtueshme ku shihen të sëmurë të shtruar në korridore, ndërkohë që qeveria ka vendosur të transformojë një sallë konferencash në spital me 5 500 shtretër.
Deri më tani nga koronavirusi në këtë vend janë 33 mijë të infektuar, ku po shihet një dinamikë tejet shqetësuese pas Italisë./Fjala.al/