“Kambanë alarmi!”/ Reagon ish-ambasadori i njohur: Rusia po punon me Serbinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë dhe ish-ambasadori Agim Nesho, i ftuar në një studio televizive ka folur në lidhje me situatën në Veri të Kosovës pas sulmit të fundit.

Ai u shpreh se sulmi ndaj policisë së Kosovës ishte një akt terrorist me paramendim që ndodhi brenda një shteti sovran.

Sipas tij ky sulm duhet të shërbejë si një “kambanë alarmi”, ndërsa shtoi se Serbia është thjesht një “satelit” i Rusisë.

“Ishte një akt terrorist me paramendim që ndodhi brenda një shteti sovran si Kosova. Ishte një paralele e sulmit rus ndaj shteteve fqinje, është i njëjti mentalitet. Asgjë nuk ishte rastësi. Kjo është një kambanë alarmi e fortë. Nuk mund të ketë një konferencë paqeje nëse nuk ka luftë në radhë të parë. Kosova nuk ka çfarë jep apo çfarë merr nga një konferencë e tillë. Nuk duhet të harrojmë që Serbia është thjesht një satelit i Rusisë. Serbia dhe Rusia po punojnë bashkë që të nxisin Perëndimin që të gjunjëzohet e të pranojë tavolinën e paqes për të krijuar arkitekturën e re të Europës”, u shpreh ai ndër të tjera.

Të fundit

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi...

Tre shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë këtij viti

Tre shenja të horoskopit do të kenë vështirësi dhe pengesa përgjatë këtij viti për sa i përket sektorit financiar. Sipas astrologëve shenjat që do të...

Spahiu:Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës përmbylli tubimin e radhës pas...

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-krerët e UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kështu ka...

Arbana Osmani e bëri të famshëm dhe regjisor? Ja si i përgjigjet kritikave Edi!

Eduart Grishaj ka folur si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin...

Lajme të tjera

Web TV