“Lufta” me humbjen e peshës, si ndikon buka në organizëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Buka është ushqimi i preferuar për shumë njerëz dhe është e vështirë të imagjinohen vaktet pa të, edhe pse dihet që ndikon në shtim peshe.

Ndaj shpesh dëgjohet se kur njerëzit vendosin të humbin peshë, gjëja e parë që bëjnë është të eliminojnë bukën nga dieta e tyre

Humbja e peshës e shkaktuar nga mbajtja e ujit në trup

Më saktë, buka është plot me karbohidrate, dhe heqja e saj papritur do të ndikojë në trup dhe do të çojë në humbje peshe.

Nuk bëhet fjalë për humbje të shpejtë në peshë, por për zhdukjen e ujit që grumbullohet në organizëm.

Trupi ruan karbohidratet në formën e glikogjenit, acidit laktik që mbledh ujin. Çdo gram karbohidrate e mbajtur në trup ruan dhe lidh tre deri në katër herë peshën e tij në ujë.

Më pak nevojë për ushqim

Dihet se karbohidratet shkaktojnë një rritje të papritur të sheqerit në gjak, i cili më pas bie papritur, duke shkaktuar urinë dhe nevojën për ushqim. Kjo është një tjetër arsye pse buka ndikon në kilogramët pasi është plot me karbohidrate.

Kjo nuk do të thotë që ju duhet ta eliminoni plotësisht bukën nga dieta juaj, por vetëm se duhet të zëvendësoni kaloritë boshe dhe bukën e bardhë me bukë të bërë nga drithërat që rregullojnë dhe balancojnë sheqerin në gjak.

Rritja e energjisë dhe tretje më e mirë

Ndryshe nga buka e zezë apo integrale, buka e bardhë nuk përmban fibra, të cilat janë thelbësore për funksionimin normal të zorrëve dhe tretjen. Një ushqim i tillë shkakton kapsllëk dhe probleme me tretjen.

Pasi të eliminoni bukën e bardhë nga menyja dhe të përfshini drithërat në dietën tuaj të përditshme, tretja fillon të funksionojë normalisht dhe lehtë. Po kështu, karbohidratet janë ushqim dhe lëndë djegëse për trurin.

Lexo edhe :  Sëmundja e veshkave ju prish sferën s*ksuale, njihuni me kontrollet që duhet të bëni

Nëse dieta është cilësore, truri funksionon normalisht, pa asnjë shqetësim, por nëse ushqimi për trurin nuk është i shëndetshëm, trupi reagon negativisht, duke shkaktuar një ndjenjë plogështie dhe lodhjeje.

Ndaj dhe nutricionistja Kacie Barnes thekson se është e rëndësishme që të merren karbohidratet në trup në sasi të moderuara.

“Duke përfshirë këto ushqime në dietën tuaj, do të merrni mjaftueshëm fibra, hekur, folate dhe magnez, do të jeni të ngopur dhe do të keni mjaftueshëm energji.

Mos harroni se asnjë ushqim nuk është i keq në vetvete, është e rëndësishme vetëm të keni një ekuilibër dhe të përcaktoni cilat pjesë janë më të mirat për ju”, thekson ajo./  S.M

Të fundit

VIDEO/ Dramë në “Allianz Arena”, Frattesi dhe Lautaro gjunjëzojnë Bayernin

Interi ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinales të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat...

Arsenali me një “këmbë” në gjysmëfinale, Topçinjtë shkatërrojnë Real Madridin

Real Madrid është turpëruar nga Arsenali në çerekfinalen e parë të Champions. “Topçinjtë” fituan me rezultatin 3-0 përballë madrilenëve, që u shokuan në pjesën e...

SHBA gati për luftë? Bombarduesit B-2 fluturojnë në ishujt Chagos

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një numër rekord avionësh bombarduesish B-2 në Ishujt Chagos në Oqeanin Indian, në një veprim të cilësuar si “demonstrim...

Cili ishte alfabeti i parë në botë?

Me kaq shumë tekste të lashta nëpër botë, ju mund të pyesni veten se cili alfabet u zhvillua i pari. Me fjalë të tjera,...

Dielli shënon rekordin e tij minimal të aktivitetit

Dielli ka arritur të prekë pikën minimale të 100 viteve të fundit. Një cikël diellor zgjat 11 vite, ai aktuali është i 25-ti, që...

Lajme të tjera

Web TV