Osmani: Nuk ka arsye për t’u takuar me Vuçiç para vendosjes së sanksioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi sot se nuk ka arsye për ta takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç para se të vendosen sanksione.

Pak para nisjes së një mbledhjeje në Granada të Spanjës, në kuadër të Komunitetit Politik Europian, Osmani theksoi se mbështetja e një agresori, për të cilin ka prova të qarta nga 24 shtatori, nuk do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin.

“Nuk ka asnjë arsye për t’u takuar para se të miratohen sanksionet ndaj Vuçiç. Fillimisht sanksionet dhe më pas mund të flasim për pjesën tjetër”, tha Osmani.

Osmani tha gjithashtu se pret që Spanja të bashkohet me vendet e tjera të Europës, për të marrë masa ndaj Serbisë pas sulmit terrorist më 24 shtator ku mbeti i vrarë  rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

“Spanja është një vend që po kontribuon për paqen dhe stabilitetin në të gjithë kontinentin evropian.

Unë shpresoj se ata do të kuptojnë se mbështetja e një agresori, për të cilin ka prova të qarta nga 24 shtatori, nuk do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin.

Kështu që unë shpresoj se Spanja do t’i bashkohet vendeve të tjera për të marrë masa ndaj Serbisë për këtë akt të tmerrshëm që ka kryer jo vetëm kundër Kosovës, por kundër paqes, stabilitetit dhe sigurisë në të gjithë kontinentin evropian”, theksoi Osmani./I.S

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV