Sulmi në Izrael/ Begaj: Shqipëria është e vendosur kundër terrorizmit të çdo forme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me sulmin e Hamasit kundër Izraelit, i cili u regjistrua mëngjesin e kësaj të shtune.

Përmes një postimi në rrjetin social X, ai ka dënuar sulmin, duke thënë se Shqipëria në këto momente po i qendron pranë Izraelit.

Sipas kreut të shtetit, vendi jonë është i vendosur kundër terrorizmit të çdo forme.

 “Dënoj fuqishëm sulmet e Hamasit kundër Izraelit.

Në këto momente, ne qëndrojmë krah Izraelit.

Lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre.

Shqipëria është e vendosur kundër terrorizmit te çdo forme.”, ka shkruar Begaj.

 

Kujtojmë që deri tani numri i viktimave ka shkuar në 40, ndërsa të plagosura janë 750 persona.

Sulmi i sotëm është më seriozi që nga lufta 10-ditore midis Izraelit dhe Hamasit në vitin 2021, mediat izraelite raportuan përleshje midis grupeve militante palestineze dhe forcave të sigurisë në qytete në jug të Izraelit./  S.M

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV