Paniku nga Hantavirusi, ekspertët tregojnë sa i rrezikshëm është

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pasagjer që humbi jetën brenda një autobusi në Kinë, rezultoi pozitiv me një virus ndryshe nga Covid-19, një virus që shpesh prodhon simptoma të ngjashme.

Viktima e paidentifikuar nga provinca kineze Yunnan, ndërroi jetë derisa po udhëtonte me autobus rrugës për në punë në provincën Shandong.

“Ai ka rezultuar pozitiv në testin Hantavirus. 32 personat e tjerë që ishin në autobus, edhe atyre u është bërë testi”, thuhet në një komunikatë.

Menjëherë filloi një gjendje kaotike të krijohet në kohën kur COVID-19 tashmë ka ngritur në këmbë botën. Megjithatëse ky virus ka origjinën në Azi, ai ka ngjallur përsëri panik tek njerëzit, vecanërisht tek përdoruesit e mediave sociale.

Por, ekspertët kanë reaguar menjëherë duke thënë se nuk bëhet fjalë për një virus të ri, dhe nuk përhapjet nga një njeri tek tjetri.

“Hantavirusi ishte zbuluar në vitet e 50-ta gjatë luftës amerikano-koreane në Kore (lumin Hantan). Ai përhapet nga minjtë dhe vetëm nëse njeriu bie në kontakt me jashtëqitjen e këtyre minjve të infektuar. Bartja e virusit nga një njeri te tjetri është e pamundur, apo më mirë thënë shumë e rrallë”, ka deklaruar shkencëtari suedez Dr. Sumaiya Shaikh.
Ju lutem mos bëni panik, përveç nëse hani minj”, ka shtuar shkencëtari Shaikh.

Të fundit

10 gjëra rreth Tokës që, – ndoshta,  nuk i dinit

A është e vërtetë që ditët po bëhen më të gjata? Si ishte niveli i detit miliona vjet më...

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, duke kompensuar për të...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Lajme të tjera

Web TV