“S’mbahesh ti për burrë prandaj ndahen dynjaja”/ Eni Çobani shpërthen ndaj të ftuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata gjatë ndërmjetësimit në studio ka përshkallëzuar mes replikave të forta midis Eni Çobanit dhe Safetit, ndërsa ky i fundit kërkon llogari për tokën e bashkëshortes, Vangjelisë dhe paratë e kontratës së qiradhënies nga TAP.

Në një lidhje telefonike me vjehrrën e tij, u sqarua se paratë kanë shkuar për vëllain e sëmurë të Vangjelisë. Megjithatë, ai vazhdon të thotë se do të ndahet nga Vangjelia si dhe vijon të kërkojë paratë.

Këmbëngulja dhe reagimet e tij arrijnë kulmin duke shkaktuar një reagim të beftë nga Eni Çobani i cili nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

Safet: Kur kam ardhur me letrat e TAP-it vjet, kur kam ardhur aty nuk kam borxh unë të vete në burg për këtë!

Eni Çobani: Kërko ndjesë tani, kërkoji ndjesë asaj zonjës tani ti! (Eni Çobani ngrihet në këmbë). Kërkoji ndjesë ti tani asaj Qazimesë tani, publikisht.

Safet: T’i kërkoj unë ndjesë Qazimesë?

Eni Çobani: Jo, jo kërkoji, kërkoji. Kërkoji ndjesë, 80 vjeç!

Safet: Se më ka marrë te TAP-i… ajo më ka mashtruar!

Eni Çobani: Çfarë të ka marrë mo?

Safet: Më ka marrë te TAP-i…

Eni Çobani: Çfarë  të ka marrë mo? Tek unë vjen ti këtu? Tek unë afrohesh ti këtu? Afrohu, afrohu!

(Ardit Gjebrea pozicionohet midis Eni Çobanit dhe Safetit).

Ardit Gjebrea: Këtu nuk të lejoj!

Eni Çobani: Afrohu, afrohu! Po s’jam Vangjelia unë! Jo, jo unë s’jam Vangjelia! Nuk jam Vangjelia unë ore zotëri! Toka nuk është jotja! Toka është e Vangjelisë! Vangjelisë do t’ia marr unë tokën e ty s’do të ta jap!

Përplasja mes tyre ka vijuar ndërsa, Safeti është shprehur  ndaj vjehrrës së tij me fjalë të ashpra, e madje i tha se po ndahej nga vajza e saj, Vangjelia.

Lexo edhe :  Mos harroni çadrat! Sot reshje shiu në të gjithë vendin

Eni Çobani: Tani, në daç mbaje, në daç lëre!

Safet: E kam ndarë unë!

Eni Çobani: E ke ndarë, mirë e ke bërë se do shikoj unë ku do shkosh ti!

Safet: Le të rrijë atje, të vejë te e ëma, te i ati! (Shkund duart). Ka mbaruar puna!

Eni Çobani: Edhe çfarë bëre ti?

Safet: Ka mbaruar puna!

Eni Çobani: Po çfarë bëre me ato duart ashtu, çfarë bëre? Po prandaj ndahen dynjaja ore se s’mbahesh ti për burrë! S’mbahesh ti për burrë ore zotëri, nuk mbahesh për burrë!

Safet: Të ma hedhin mua ata, nuk ia pranoj!

Eni Çobani: Nuk mbahesh ti për burrë!

Safet: Ia hëngri asaj, jo mua!

Eni Çobani: Nuk mbahesh për burrë, kaq po them./   S.M

Të fundit

Panairi i Librit në Leipzig, BKK: Stenda e Kosovës me vizitorë të shumtë

Është hapur Panairi i Librit në Lajpcig, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në industrinë e librit ndërkombëtar. Edhe këtë...

Grekët zhvillojnë industrinë shqiptare të jahteve

Investimet greke në Shqipëri po vërshojnë në sektorin e turizmit. Investitorët grekë i kanë dhënë një hov industrisë së jahteve dhe kroçereve në jugun...

Bajrami po afron, receta tradicionale e bakllavasë hap pas hapi

Festa e Bajramit është vetëm dy ditë larg dhe përgatitjet fillojnë që më herët. Sipas traditës, për drekë Bajrami përgatiten disa ushqime të ndryshme...

Bibla e Djallit: Një dorëshkrim mesjetar gjigant plot mister

Ekzistojnë tre pyetje kryesore mbi Kodikun e Gigasit, i njohur si Bibla e Djallit, dhe ato janë: kush e shkroi, pse dhe pse është...

Çfarë është sindroma e Kasandrës? Si ta identifikoni e ta kapërceni

Ka njerëz që kanë një intuitë të fortë, një aftësi për të parashikuar që një problem do të ndodhë ose një ndjeshmëri të lartë...

Lajme të tjera

Web TV