Mjekja personale e Angelina Jolie ndan këshillat e rëndësishme rreth kancerit të gjirit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit dhe depistimit të hershëm të kancerit të gjirit, kirurgia Kristi Funk, themeluesja e Qendrës së gjirit “Pink Lotus”, e njohur gjithashtu si mjekja personale e Angelina Jolie, ka shpërndarë disa këshilla të rëndësishme mbi dietën dhe mënyrën e jetesës për të parandaluar kancerin e gjirit. Në fjalën e saj, doktoresha Funk sqaron para së gjithash se sipas një studimi të fundit mamografia 3-D është 34% më shumë efikase në zbulimin e kancerit të gjirit krahasuar me atë 2-D. Kanceri fshihet gjithmonë nga indet e dendura të gjirit, ndaj mamografia 3-D ndihmon doktorët për të siguruar një pamje më të qartë se çfarë po ndodh.

Një nga idetë e gabuara më të zakonshme në lidhje me kancerin e gjirit është trashëgimia. Nëse do të pyesni pacientët me kancer gjiri nëse një afërm i tyre ka vuajtur nga e njëjta sëmundje, 85% do të thoshin jo. Thuhet se vetëm 5-10 e grave me kancer gjiri kanë mutacione gjenetike të trashëguara. Kjo ide e gabuar ka bërë që njerëzit të mos e kuptojnë se e kanë më shumë nën kontroll rrezikun për zhvillimin e kancerit. Lidhur me regjimin ushqimor, ajo jep shprehet:

1.Konsumoni çdo ditë perime të familjes së lakrës: Këtu përfshihet lulelakra, brokoli, kale dhe lakra që janë të gjitha të jashtëzakonshme për shëndetin e gjirit.

2.Konsumoni fruta pylli të pasura në antioksidantë: Luleshtrydhet, boronicat, manaferrat janë të gjitha të pasura në antioksidantë dhe lëndë ushqyese. Këto fruta pylli luftojnë radikalet dhe parandalojnë shumimin e qelizave kancerogjene.

3.Përdoreni më shumë shafranin e Indisë: Shafrani i Indisë është një “super-ushqim” për shëndetin e gjirit. Mjekja Funk rekomandon që ta shtoni atë në lëngje të ndryshme.

Lexo edhe :  Kujdes! Po vjen gripi agresiv nga Australia/ Ja fashat që rrezikojnë

4.Konsumoni më shumë nga një Gooseberry: Ky frut, që shitet së shumti si “pluhuri AMLA”, ka përmbajtjen më të lartë të antioksiduesve.

5.Hani kërpudha: Kërpudhat janë gjithashtu një burim i mirë i lëndëve ushqyese kur bëhet fjalë për parandalimin e kancerit.

6. Konsumoni më shumë produkte të sojës: Për vite me radhë, mjekët, përfshirë edhe Funk, u kanë kërkuar pacienteve me kancer gjiri të shmangnin sojën. Por që nga viti 2009, studimet e reja kanë treguar përfitimet mbresëlënëse të produkteve të sojës, përfshirë tofun, qumështin e sojës etj në parandalimin e kancerit të gjirit./E.Ç

Të fundit

Paketa e Maleve, deputeti i PD: Rrezik për paqen sociale në Tropojë, Has e Kukës

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, thotë se Paketa e Maleve e miratuar nga Qeveria rrezikon paqen sociale në...

“Vajzat VIP në burgje”, gazetari: Nuk ishte lajm i ri

Vizitat në burgje të vajzave të shoubizit shqiptar dhe botës së medias, për gazetarin Andi Vrapi nuk përbëjnë një lajm të ri. Në “Dita...

Çfarë s’mund të jetë një ministër sot? (apo dje)

Nga Artan Fuga Është për të buzëqeshur kur dëgjon se debatohet se cili do të jetë profili i ministrave të 11 shtatorit. Gjëja më me...

Harakiri

Edison Ypi Sikur s’e dinim ne që mesi i botës është te huri ku Nastradini lidhi gomarin, por pritëm të na e mësojë Fevzo Varkari....

Ministria e Arsimit: S’ka celularë në klasë. Kush shkel rregullin, përjashtohet

Pas rregullores për vitin e ri shkollor, Ministria e Arsimit ka miratuar një udhëzim të ri me rregulla të rrepta për përdorimin e telefonave...

Lajme të tjera

Web TV