Vizita e Macron në Tiranë, çfarë hëngrën miqtë francezë mbrëmë në Pallatin e Brigadave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana dje ishte vendi mikpritës i liderëve të BE dhe Ballkanit, me rastin e Samitit të Proçesit të Berlinit. Mungesa e presidentit Emmanuel Macron u vu re, megjithatë kreu i shtetit francez kishte lajmëruar se do të vinte më vonë dhe mbërriti në orën 19.30. Meqenëse nuk arriti dot të ishte këtu për drekën, kryeministri shqiptar bëri të pamundurën që ta respektonte me një darkë në Pallatin e Brigadave.

Darka, e cila kishte ndërthurje të pjatave shqiptare me ato europiane, u servir mjeshtërisht nga shefi i kuzhinës së një prej restoranteve më me emër në Tiranë: restorant Tribe.

Pjatat e mirëseardhjes/ Bukë e shtëpisë, gjalpë dhie, kripë të trashë, salcë kosi

Pispili/ domate turshi Korçe, kackavall krokant, buqetë sallate

Vizita e Macron në Tiranë, çfarë hëngrën

Fasule pllaqi / faqe viçi, pure shafrani i Dumresë, vaj rigoni, chips byreku

Vizita e Macron në Tiranë, çfarë hëngrën

Fileto viçi/ salcë kallmet me kumbulla të egra, pure selino, tartuf i bardhë, tortë orizi me kërpudha dhe qepë të karamelizuara

Vizita e Macron në Tiranë, çfarë hëngrën

Fli e pjekur në saç / fiq të karamelizuar, krem lajthi të pjekura, salcë karamele

Vizita e Macron në Tiranë, çfarë hëngrën

Gjatë darkës, presidenti Macron u shpreh:

“Po ngre gotën time për Shqipërinë, popullin shqiptar, për lidhjet e ngushta e kaq të veçanta, që na bashkojnë. Për Evropën që ndërtojmë bashkë. Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare!”, tha ai në gjuhën shqipe, fjalë të cilat ia kishte mësuar ish-kapiteni i skuadrës kombëtare, Lorik Cana. /  S.M

Të fundit

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli ka folur për problematikat me ushqimet dhe debatin e ditëve të fundit me...

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si...

Si e kaluan VIP-at shqiptarë Krishtlindjen? (Foto)

Sot, besimtarët katolikë kremtojnë festën e Krishtlindjes, një ditë e shenjtë që mbledh familjet rreth tryezave plot dashuri dhe gëzim. Ndërkohë, vipat shqiptarë kanë ndarë...

Spiun dhe Bariton

Nga Edison Ypi Banaku televiziv, nuk mundet me qenë manipulativ pa qenë edhe spektakolar. Po s'e bëre spektakolar, banakun s'ta shef njeri me sy. Ai që...

Thethi ‘pushtohet’ nga dëbora, nuk do e besoni dot se sa ka arritur trashësia

Reshjet e dëborës kanë krijuar probleme në zonat malore, ku më rëndë paraqitet situata në zonën e Thethit, e cila momentalisht mbetet e bllokuar. Prej...

Lajme të tjera

Web TV