Mjekësia vijon bojkotin! 3 javë pa u ulur në auditore, pedagogët u dalin në mbështetje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studentët e fakultetit të Mjekësisë kanë vijuar në javën e tretë të bojkotit. Ato këmbëngulin që ligji për nënshkrimin e kontratës që i detyron ata të qëndrojnë deri në 5 vite në Shqipëri, ose të paguajnë 250 mijë lekë viti, të anulohet.

Në rast se nuk ka një përgjigje nga Ministria e Arsimit, studentët paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen.

“Ne jemi kokëfortë ndaj bojkotit, do ngulmojmë në atë që kërkojmë, të kemi një shenjë jete nga instancat më të larta, nëse nuk ka asnjë reagim, do vazhdojmë bojkotin”, shprehet një studente e vitit të pestë në Mjekësi të Përgjithshme

“Kemi pedagogë në mbështetjen tonë. Janë pro nesh, pro kauzës, na kanë thënë që të vazhdojmë të ngrihemi, të ngremë zërin për vete”, vijon ajo.

Fatura prej 250 mijë lekë viti, për studenten është shumë e lartë. Ajo tregon se vjen nga një familje e thjeshtë e cila kurrsesi nuk mund të paguajë një shumë kaq të madhe për 1 vit shkollor.

“Prindërit e mi, janë shumë suportiv dhe janë pro nesh, më kanë dërguar me mirëbesim, me shpresën se do ia dal. Nuk kanë mundësi për ta paguar familja ime tarifën, vij nga një familje e thjeshtë, është goxha e lartë, jemi të vendosur për të vazhduar në rrugën që kemi nisur”, tregon studentja.

Ajo shprehet se ndonëse nuk kanë shkuar asnjë ditë në auditore, kanë vijuar mësimin në shtëpi në mënyrë autodidakte.

“Ne mundohemi që të mësojmë vetë, vazhdojmë të lexojmë në shtëpi”, përfundon studentja.  /  S.M

PROTESTA E MJEKESISE frame 381 1280x720

Të fundit

Primaret në PD/ Lumë aplikimesh për deputetë, por në fund vendos kryetari

Partia Demokratike përmbylli dje fazën e aplikimeve si kandidatë për deputetë në Primaret e PD-së. Si do të procedohet...

“Independent”: Shqipëria, ndër destinacionet më të bukura për t’u vizituar në 2025

Shmangni destinacionet e mbipopulluara dhe zbuloni disa nga vendet e qeta, por sensacionale të pushimeve për një arratisje të paharrueshme këtë vit, shkruan Daniel...

Gjermania voton të dielën/ Kush janë 4 kandidatët për kancelar

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë lideri i ardhshëm i Gjermanisë në zgjedhjet e së dielës. Kancelarët e mundshëm janë ai aktual, lideri...

Rriten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 19 shkurt 2025

Sot, më datë 19 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet me 99.5 lekë. Dollari amerikan blihet me 94.3 lekë...

Lajme të tjera

Web TV