Idris Elba ka përshkruar akuzat e Cardi-B që po paguhen për të thënë se u testuan pozitive me koronavirusin si “budallik”.
Elba dhe aktorët Tom Hanks, Rita Wilson dhe Olga Kurylenko, janë yjet me profil të lartë të cilët kanë thënë publikisht se janë diagnostikuar me Covid-19.
Cardi-B në një video live në ‘Instagram’, tha se të famshëm që thonë se kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 e thonë sikur të jenë në një “reklamë të Flat Tummy Tea”, duke iu referuar produkteve detox që influencuesit paguhen për të promovuar në internet.
Ajo tha se të famshëm pa simptoma që thonë se kanë provuar pozitive për koronavirusin po shkaktojnë “konfuzion” për publikun, shumë prej të cilëve nuk kanë luksin të izolohen në një shtëpi të madhe.”
Këngëtarja me origjinë nga Bronx gjithashtu goditi mungesën e testeve në dispozicion dhe kritikoi trajtimin e pandemisë nga Donald Trump.
“Kjo ide se dikush si unë do të paguhet për të thënë se kam coronavirus? Kjo është absurde”- ka thënë Idris Elba. “Një marrëzi e tillë. Njerëzit duan ta përhapin atë sikur të jetë një lajm i mirë dhe ky është budallallëk. Është mënyra më e shpejtë për të sëmurur njerëzit sepse nuk ka asnjë përfitim për mua dhe Sabrinën (gruaja) që të qëndrojmë ulur këtu duke thënë se e kemi marrë atë nëse nuk e kemi marrë. Unë as nuk e kuptoj logjikën e kësaj”, ka thënë më tej aktori me famë botërore.
Idris Elba gjithashtu iu përgjigj kritikave që kanë lidhje me testet që kanë kryer personazhet e njohur. “Unë mendoj se debati për të pasur dhe të varfër dhe kush po e merr atë dhe kush jo nuk është një debat i shëndetshëm. Po e kam bërë testin dhe gjithashtu kam edhe COVID-19. A më bën kjo të privilegjuar?!-shton më tej aktori i njohur.