Çfarë duhet të dini për përdorimin e multivitaminave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjëja më e mirë që mund të bëni për shëndetin tuaj është që të merrni të gjitha vitaminat dhe mineralet nga ushqimi dhe rrezet e diellit. Megjithatë, ndodh që kjo të mos jetë e mundur, e në disa raste të keni mangësi të vlerave ushqyese në organizëm. Në këtë pikë suplementet janë ata që vijnë në ndihmë për të marrë lëndët e nevojshme ushqyese.

Edhe pse miliona njerëz mbështeten tek multivitaminat për të plotësuar boshllëqet, eksprtët e shëndetit paralajmërojnë se ato nuk janë të përshtatshme për të gjithë.

Çfarë duhet të dini përpara se të merrni multivitamina?

Gjëja e parë që duhet të pyesni veten kur vendosni të merrni vitamina është nëse keni vërtetë nevojë për ato apo jo. Shumica e njerëzve i marrin vitaminat dhe mineralet që u nevojiten drejtpërdrejt nga ushqimi dhe nuk kanë nevojë për suplemente.

Çfarë duhet të kërkoni tek një multivitaminë

Nëse vendosni të merrni një multivitaminë, zgjidhni ato që vijnë në një shishe në xhami të errët ose plastikë që bllokon rrezet e diellit.

Sigurohuni që nuk përmbajnë sheqer shtesë dhe vitamina të tretshme në yndyrë. Më e mira është të merrni vitaminat nga burimet natyrore, pasi vitaminat dhe suplementet e prodhuara në mënyrë sintetike mund të mos veprojnë në të njëjtën mënyrë në trupin tuaj.

Si mund të ndihmojnë multivitaminat

Multivitaminat mund të ndihmojnë në marrjen e vitaminave thelbësore që ju nevojiten.

Për shembull, nëse jeni shtatzënë ose po përpiqeni të mbeteni, është e rëndësishme të siguroheni që po merrni mjaftueshëm acid folik (vitaminë B9). Vitaminat B në përgjithësi janë shumë të rëndësishme dhe shpesh funksionojnë më mirë si pjesë e një multipleksi, kështu që nëse vendosni të merrni multivitamina, sigurohuni që ato të përmbajnë vitamina B.

Lexo edhe :  Macron: Keni udhëheqje të fortë, jo se Edi është miku im por se ka rezultate

Nëse jeni mbi 50 vjeç, rreziku për osteoporozë rritet. Ndaj në këtë periudhë marrja e suplementeve me vitaminë D mund të jetë e nevojshme, sidomos në rastet kur nuk merrni mjaftueshëm vitamina e minerale nga ushqimi që konsumoni.

Pse marrja e multivitaminave mund të jetë e dëmshme?

Edhe pse vitaminat dhe suplementet shpesh paraqiten si të padëmshme, nuk është gjithmonë e këshillueshme që të merret më shumë se 100% e dozës së rekomanduar. Trupi nuk mund të përpunojë ose përdorë gjithmonë një sasi më të lartë ditore nga sa ka nevojë.

Ka disa vitamina dhe suplemente që të bashkëveprojnë me vitamina të tjera apo suplemente. Për shumë arsye, është më mirë të flisni me mjekun ose nutricionistin tuaj përpara se të filloni të merrni vitamina dhe suplemente./I.S

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV