Deputetja Rudina Hajdari, e ftuar në emisionin ‘Vizioni Pasdites’ përmes një video live me ‘Skype’, ka treguar se që prej dy javësh është izoluar në shtëpinë e saj së bashku me vajzën, pasi bashkëshorti i saj ndodhet në Amerikë i izoluar.
Hajdari tregoi se mundohet cdo ditë të krijojë një rutinë ndryshe që të mos shkojë dita kotë. Përvec punës së saj që tashmë e zhvillon ‘online’, ajo është angazhuar dhe me vajzën duke bërë aktivitete të ndryshme.
Ndër të tjera Hajdari tregoi se gatuan çdo ditë shëndetshëm, për tu siguruar që vajza e saj ushqehet me proteina.
“Jam në shtëpi e izoluar. Kemi dy javë që jemi në shtëpi bashkë me vajzën. Ditë pas dite jemi mësuar të krijojmë rutinën që mos të na shkojë dita kot. Unë jam e angazhuar me punët e mia. Jam e angazhuar me vajzën e cila ka pjesën e vetë. Bëjmë aktivitete të ndryshme me vajzën që dhe ajo të mos mërzitet. Bashkëshorti im është në Amerikë, ku dhe është izoluar. Vajza flet me të atin dhe me gjyshërit në telefon. Jemi duke e ndjekur situatën që po kalojnë të gjithë, armiku që na ka dale përpara nuk do tja dijë për askënd. Sapo kam gatuar, kam gatuar pilaf me pulë me erëza dhe perime të ziera që vajza të ushqehet me proteina. Mundohemi të mos hamë shumë. Gatimi është si detyrim këto ditë dhe mundohem të gatuaj me vajzën që ta shijojmë më shumë”., është shprehur Rudina Hajdari./Fjala.al