Mjeku Edmond Stojku në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se është detyra e gjithsecilit prej nesh që të kujdesemi për veten dhe të tjerët në kohën e shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.
Në një lidhje me Skype në Ora News, Stojku tha se rritja deri më tani në Shqipëri e rasteve ka qenë e moderuar dhe sipas tij, nëse vazhdon kështu do të futemi te vendet që do të dëmtohet më pak nga pandemia.
Stojku: Në radhë të parë kemi për detyrë të mbrojmë veten dhe në radhë të dytë kemi për detyrë duhet të mbrojmë edhe të tjerët, qysh nga familja deri te shoqëria. Duhet të japim shembuj përgjegjshmërie, pasi përndryshe dëmi do të jetë shumë i madh. Unë shoh se shoqëria shqiptare ka reaguar shumë mirë. Është e vërtetë që do të ketë një rritje eksponenciale të rasteve, por kjo rritje deri tani e rasteve është e moderuar dhe nëse vazhdon ky trend ne do të futemi te vendet me më pak të dëmtuar nga kjo pandemi globale.